Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ Hebrenjtë duan të bëhen gjermanë

2017/05/14 at 10:00 AM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA/ Hebrenjtë duan të bëhen gjermanë

Nga Maya Schwayder

Që kur është zgjedhur President i ri i SHBA Donald Trumpi, gjithnjë e më shumë hebrenj të New Yorkut kërkojnë nënshtetësinë gjermane. Shumë kanë të drejtë ta marrin – dhe prandaj shohin një shans në të.

75 përqind e hebrenjve të SHBA votuan në nëntor 2016 për Hillary Clintonin. Por ajo humbi përballë Donald Trumpit, i cili ndër të tjera u dallua për retorikë nacionaliste. Që atëherë, numri i hebrenjve që kërkojnë nënshtetësinë gjermane në Konsullatën Gjermane në New York është shtuar.

Sipas nenit 116 të Kushtetutës Gjermane, mund ta marrin nënshtetësinë gjermane të gjithë ata, të cilëve kjo nënshtetësi u është hequr midis viteve 1933 deri 1945. Kjo e drejtë vlen edhe për pasardhësit. Në vitet 2014 dhe 2015 këtë të drejtë e shfrytëzuan përkatësisht midis 50 deri 70 hebrej të New Yorkut – çdo vit. Vetëm në nëntor 2016 ishin 124 të tillë. Që atëherë, numri i aplikuesve është rritur vazhdimisht – në 235 në mars 2017.

“Të mbyllësh një qark”

Njëri prej tyre është Adam Bencan. Ai është nga Philadelphia, por ndërkohë jeton në Nju Jork, ku në janar 2017 aplikoi për nënshtetësinë gjermane. Për të kishte pasur më pak rëndësi situata politike, thotë Bencan. Ai ndihet i lidhur thellë me trashëgiminë gjermane të gjyshit të tij, të cilin, edhe në anglisht e ai e thërriste me fjalën gjermane për gjysh “Opa”. “Unë e doja nënshtetësinë gjermane për të mbyllur qarkun pas asaj që ka humbur atëherë gjyshi im.” Prandaj, dikur ai e përfytyron që njëherë në vit të jetojë në Gjermani. Fitorja e Trumpit ndoshta e ka përforcuar pak dëshirën e tij, thotë Bencan: “Përballë ndryshimit të klimës politike ky moment mund të jetë më i afërt.”

Të shmangësh rrezikun

Edhe në vende të tjera në SHBA njerëzit u referohen paraardhësve të tyre gjermanë. Për Terry Mandel nga Berkeley i Kalifornisë, shkaku për të aplikuar për nënshtetësinë gjermane është i qartë: “Në 99 përqind ishte dëshira për të pasur një opsion, një rrugëdalje”, i shpjegon ajo DW. “Për mua kishte rëndësi që të kisha një plan B”.

Për herë të parë Mandel aplikoi për nënshtetësinë gjermane në vitin 2000, kur President u bë konservatori George W. Bush. Kur në shtator 2016 ajo shkroi një informacion për hebrenjtë, të cilëve u kujtohet nënshtetësia gjermane që u ka skaduar, ajo vuri re se i kishte skaduar pasaporta. Një ditë para fitores së Trumpit ajo kërkoi zgjatjen e pasaportës. Fitorja e Trumpit, tha Mandel, e bëri këtë hap më pas, “shumë më urgjent dhe më të rëndësishëm.”

Një jetë në Gjermani

Terry Mandel gradualisht po mësohet me mendimin që të shpërngulet në Gjermani – të paktën për një periudhë kohe: “Jam e pavendosur”, thotë ajo. “Po në klimën e tanishme politike – në botë, në Evropë dhe në SHBA, Gjermania më duket më e sigurtë, më mikpritëse dhe më e hapur ndaj botës se shumë vende të tjera.”/DW/

Etiketa: hebrenjtënenshtetesi gjermaneshba

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Edi Rama nuk ndal provokimin ndaj opozitës, shikoni foton që ka postuar

Edi Rama nuk ndal provokimin ndaj opozitës, shikoni foton që ka postuar

Francë/ Macron betohet si president

Francë/ Macron betohet si president

Stili i fundit/ Tuba sekretë nën Benz, mbushur me kanabis

Stili i fundit/ Tuba sekretë nën Benz, mbushur me kanabis

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com