Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA goditet nga një stuhi e fuqishme dimërore, 3 viktima. Mes tyre një fëmijë 8 vjeç

2022/12/15 at 11:50 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA goditet nga një stuhi e fuqishme dimërore, 3 viktima. Mes tyre një fëmijë 8 vjeç

Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një stuhi e fuqishme dimërore po lëviz në lindje përgjatë Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar tornado në shtetet jugore dhe duke mbuluar me borë pjesën tjetër të vendit.

Një fëmijë 8-vjeç dhe nëna e tij u vranë në Luiziana kur shtëpia e tyre u shkatërrua nga një tornado.

Rreth 3300 fluturime janë vonuar dhe mbi 150 të tjera janë anuluar.

Rreth 500,000 njerëz në katër shtete – Nebraska, Ëyoming, Dakota e Jugut dhe Minesota – janë nën paralajmërime për stuhi, me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura bore që e bëjnë të vështirë udhëtimin. Miliona të tjerë në mbarë vendin janë nën alarmet më pak të rënda të motit dimëror.

Stuhi të forta parashikohen përgjatë bregut të Gjirit, duke përfshirë Luiziana, Misisipi, Alabama dhe pjesë të Floridës. Ka gjithashtu paralajmërime për tornado në pjesë të Luizianës dhe Mississippi.

Ekipet e shpëtimit kërkuan për orë të tëra para se të gjenin nënën dhe djalin që vdiqën në një zonë rurale pranë qytetit të Shreveport.

Trupi i djalit – Nikolus Little, tetë vjeç – u gjet në një zonë të pyllëzuar gjysmë milje larg banesës ku jetonte.

Trupi i nënës së tij – Yoshiko A Smith, 30 vjeç – u zbulua në një rrugë larg shtëpisë së shkatërruar, nën një grumbull mbeturinash, thanë zyrtarët.

Sherifi Steve Prator tha për televizionin lokal KSLA se bashkëshorti i 30-vjeçares kishte raportuar për zhdukjen e tyre. “Nuk gjetëm as shtëpinë”, tha sherifi. “Gjithçka ishte zhdukur,”

Një grua 56-vjeçare u gjet gjithashtu e vdekur jashtë shtëpisë së saj në Parish St Charles, sipas një politikani lokal. Departamenti i Shëndetësisë në Luiziana tha se ajo vdiq pasi një tornado shkatërroi shtëpinë e saj.

Në qytetin e vogël të Farmerville rreth 160 km larg, të paktën 25 njerëz u lënduan pasi një tornado goditi vendin.

Të paktën 18 tornado ranë në Teksas, Luiziana, Oklahoma dhe Misisipi të martën, duke plagosur banorë dhe duke shkatërruar shtëpi dhe ndërtesa.

Ju sugjerojmë

Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet
Bota

Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet

6 Shkurt, 2026 10:27 am
Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë
Bota

Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë

6 Shkurt, 2026 10:24 am
Atentat në Moskë ndaj gjeneralit rus
Bota

Atentat në Moskë ndaj gjeneralit rus

6 Shkurt, 2026 10:20 am
Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar
Kronikë

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

6 Shkurt, 2026 8:57 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

6 Shkurt, 2026 8:55 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

6 Shkurt, 2026 8:54 am
“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
Sport

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

5 Shkurt, 2026 10:36 pm
Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
-U tha në Opinion

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

5 Shkurt, 2026 10:01 pm
Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
-U tha në Opinion

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

5 Shkurt, 2026 9:32 pm
Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
Kryesore

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

5 Shkurt, 2026 8:47 pm
Para
Zgjidhet nesër kryetari i ri për SPAK, procedura

Zgjidhet nesër kryetari i ri për SPAK, procedura

Zbardhet vrasja e 2017-s, rrëmbyen, dhunuan dhe dogjën një person, pranga 2 autorëve

Zbardhet vrasja e 2017-s, rrëmbyen, dhunuan dhe dogjën një person, pranga 2 autorëve

Mashtrimet me Call Center dhe emri i të vëllait, Rama: Valle shpatash politike

Ndërtuesit ankim në "Kushtetuese", Rama: Shkoni dhe në hënë, pallatet pa leje do prishen

TE FUNDIT

Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet

Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet
6 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, lançoi faqen e internetit të shitjes së barnave direkt te konsumatori, TrumpRx.org, si pjesë e...

Lexo më shumë

Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë

Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë
6 Shkurt, 2026

Dokumente të reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA hedhin dritë mbi interesin e financierit të diskredituar Jeffrey...

Lexo më shumë

Atentat në Moskë ndaj gjeneralit rus

Atentat në Moskë ndaj gjeneralit rus
6 Shkurt, 2026

Një gjeneral i lartë i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake ruse është plagosur rëndë pas një atentati me armë zjarri në...

Lexo më shumë

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar
6 Shkurt, 2026

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona, banues në Tiranë. Ata kishin përshtatur një ambient në banesën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com