Steven Mnuchin, Sekretari amerikan i Thesarit është shprehur se SHBA po shqyrton vendojen e sanksioneve ndaj Truqisë.
Ky qëndrimi i administratës Trump, vjen pasi Truqia bleu një sistemi rus të mbrojtjes nga raketat, gjë e cila është kundërshtuar ashpër nga SHBA.
Ankaraja dhe Uashingtoni kanë patur mosmarrëveshje pas blerjes nga Turqia të sistemit rus S-400, për të cilin Shtetet e Bashkuara thonë se nuk është në përputhje me sistemet e mbrojtjes të NATO-s dhe paraqet kërcënim për avionin luftarak F-35 të firmës amerikane Lockheed Martin.
Por, pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së, Rusia i dorëzoi Turqisë një bateri të dytë raketash S-400 muajin e kaluar. Bashkëpunimi i Turqisë me Rusinë ka bërë që Uashingtoni të largojë Ankaranë nga programi i avionëve F-35./ Opinion.al E.Xh.