Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA fajëson Kinën për vonesën e përgjigjes ndaj koronavirusit

2021/04/12 at 10:29 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA fajëson Kinën për vonesën e përgjigjes ndaj koronavirusit

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken sulmoi Kinën të dielën për përgjigjen e saj të ngadaltë ndaj kërcënimit të koronavirusit më shumë se një vit më parë, duke thënë se rezultoi në “gjendje shumë më të rëndë” në të gjithë botën sesanga sa mund të kishte qenë.


“Unë mendoj se Kina e di që në fazat e hershme të COVID-it, ajo nuk bëri atë që duhej të bënte, e cila do të ishte që në kohë reale t’u jepte qasje ekspertëve ndërkombëtarë, në kohë reale të shkëmbente informacion, në kohe reale të ishte me të vërtetë transparente “, tha Antony Blinken në emisionin”Meet the Press” të televizionit NBC.

Kina nuk komentoi menjëherë për komentet e zotit Blinken.

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump kishte qenë gjithashtu kritik ndaj reagimit të Kinës, duke përdorur shpesh terma si “gripi kinez” ose “gripi Kung” për të përshkruar infeksionin.

Zoti Blinken tha se numri i të vdekurve në të gjithë botën, i cili aktualisht është mbi 2.9 milion njerëz, “tregon se çfarë duhet të bëjnë tani Kina dhe vendet e tjera. Ndërsa përballemi me COVID-19, duhet gjithashtu të vendosim një sistem më të fortë global shëndetësor për t’u siguruar që kjo nuk do të ndodhë më, ose nëse do të ndodhë përsëri, të jemi në gjendje ta zbusim atë, t’i dalim përpara “.

Ai tha se bota duhet të ndërmarrë “një angazhim të vërtetë për transparencë, për shkëmbimin e informacionit, për qasje të ekspertëve. Kjo do të thotë forcim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe reformim i saj në mënyrë që të mund ta bëjë një gjë të tillë. Dhe Kina duhet të luajë rol në këtë drejtim”.

Zoti Blinken tha se duhet të bëhet një hetim i mëtejshëm mbi origjinën e virusit në Wuhan të Kinës “në mënyrë që të kuptojmë plotësisht se çfarë ka ndodhur, në mënyrë që të shanset më të mira të mundshme për të mos lejuar që të ndodhë përsëri. Kjo është arsyeja pse duhet të hetojmë deri në fund. “

OBSH-ja tha në mars se virusi ndoshta e ka origjinën tek lakuriqët e natës dhe se është “jashtëzakonisht e vështirë” që infeksioni të ketë rrjedhur nga një laborator.

Shtetet e Bashkuara tani po vaksinojnë miliona Amerikanë kundër virusit çdo javë, shumë më tepër se në shumë vende të tjera dhe Presidenti Joe Biden ka thënë se brenda një jave të gjithë të rriturit që duan të vaksinohen, pavarësisht nga mosha e tyre, do të mund të regjistrohen.

Zoto Blinken tha se përgjegjësia parësore e qeverisë amerikane për vaksinime është në Shtetet e Bashkuara.

Por shtoi ai, “Unë mendoj se kemi një përgjegjësi të konsiderueshme për të ndihmuar që e gjithë bota të vaksinohet dhe do të jemi udhëheqës botëror në këtë drejtim.”

“Dhe ja pse: nëse shumica dërrmuese e njerëzve në botë nuk vaksinohen, do të vazhdojë të jetë problem për ne,” tha Blinken. “Sepse për sa kohë që virusi përhapet diku, ai mund të jetë duke u transformuar në një variant tjetër, dhe mund të kthehet për të na goditur.”

Diplomati i lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara, përveç ribashkimit me OBSH-në nga e cila u tërhoq Trump, synojnë t’i bëjnë vaksinat “më të disponueshme, veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ne kemi realizuar një marrëveshje shumë të rëndësishme me Indinë,Japoninë dhe Australinë, të ashtuquajturat, për të rritur prodhimin e vaksinave në të gjithë botën. “

“Dhe u kemi dhënë sasi fqinjëve tanë më të afërt, Meksikës dhe Kanadasë,” tha ai. “Ndërsa po vaksinojmë gjithnjë e më shumë amerikanë, ne po shohim se çfarë mund të bëjmë, në të gjithë botën.”/VOA

Etiketa: covid-19kinashba


Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç bisedon me Maduron për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Venezuelës

21 Gusht, 2025 10:25 pm
Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona
Aktualitet

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona

21 Gusht, 2025 10:14 pm
Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
Bota

Zelensky akuza Rusisë se po shmang takimin e tij me Putinin

21 Gusht, 2025 9:58 pm
Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025
Bota

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025

21 Gusht, 2025 9:32 pm
Aktori Shundi në betejë me sëmundjen e rëndë, dy ministrit: Do mbulojmë shpenzimet!
Aktualitet

Aktori Shundi në betejë me sëmundjen e rëndë, dy ministrit: Do mbulojmë shpenzimet!

21 Gusht, 2025 9:07 pm
A do të dërgohen ushtarë gjermanë në Ukrainë?
Bota

A do të dërgohen ushtarë gjermanë në Ukrainë?

21 Gusht, 2025 8:54 pm
Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet
Rajoni

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet

21 Gusht, 2025 8:34 pm
Jugu i Shqipërisë “pushtohet” nga turistët, vlerësohet mikpritja dhe plazhet
Aktualitet

Jugu i Shqipërisë “pushtohet” nga turistët, vlerësohet mikpritja dhe plazhet

21 Gusht, 2025 8:11 pm
Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve
Aktualitet

Shqipëri/ Rekord pagesash me euro në korrik

21 Gusht, 2025 7:48 pm
RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare
Rajoni

RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare

21 Gusht, 2025 7:26 pm
Para
Vlorë/ 27-vjeçari merret peng nga dy të rinj

Vlorë/ 27-vjeçari merret peng nga dy të rinj

“S’është një duel me mua”, Basha: Ja pse Rama nuk del në debat

"S’është një duel me mua", Basha: Ja pse Rama nuk del në debat

Rama nxjerr lapsusin e Berishës: Çfarë ka barku nxjerr fejsbuku

Rama nxjerr lapsusin e Berishës: Çfarë ka barku nxjerr fejsbuku
















TE FUNDIT

Vuçiç bisedon me Maduron për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Venezuelës

Vuçiç niset drejt Moskës
21 Gusht, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të enjten e ka zhvilluar një bisedë “të mirë dhe përmbajtësore” përmes telefonit me...

Lexo më shumë

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona
21 Gusht, 2025

Një mjet lundrues me 7 persona në bord është bllokuar nga policia kufitare në Pogradec pasi kishte kaluar vijën liqenore...

Lexo më shumë

Zelensky akuza Rusisë se po shmang takimin e tij me Putinin

Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
21 Gusht, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi të martën Rusinë se po përpiqet të shmangë çdo mundësi për një takim me...

Lexo më shumë

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025
21 Gusht, 2025

Zjaret kanë djegur deri tani më shumë se një milion hektarë tokë në vendet e Bashkimin Evropiat gjatë vitit 2025,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com