Bota

SHBA evakuojnë personelin diplomatik në Irak


               Publikuar në : 16:23 - 15/05/19 |
el ida

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka tërhequr një pjesë të personelit të ambasadës së saj në Irak dhe konsullatës në Erbil, pas tensioneve në rritje mes dy vendeve.

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të ambasadës amerikane ku ndër të tjera shkruhet:

“Departamenti Amerikan i shtetit urdhëron tërheqjen e të gjithë stafit jo-të domosdosshëm të Qeverisë Amerikane në Irak, si atë të Ambasadës në Bagdad dhe të Konsullatës Amerikane në Erbil. Shërbimet e vizave do të pezullohen përkohësisht. Qeveria e SHBA-ve nuk ka mundësi për të garantuar shërbime emergjente për qytetarët e saj në Irak”

Ky veprim vjen pas kërcënimeve që Irani ka bërë në adresë të SHBA-së pas sanksioneve që këto të fundit kanë aplikuar së fundmi.

Kujtojmë se javën e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka realizuar një vizitë të papritur në Bagdad ku është takuar me zyrtarët iranianë për të diskutuar shqetësimet e Shteteve të Bashkuara për sigurinë pas përshkallëzimit të aktivitetit iranian./Opinion.al

 

Pas