Aktualitet

“SHBA e përkrah Ballkanin e Hapur, por…”, Escobar prezanton propozimet e tij



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:21 - 08/06/22 |
Opi Nion

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar përmes një video mesazhi në Samitin e Ohrit ka deklaruar se SHBA mbështet nismën e Ballkanit të Hapur.

Më tej, Escobar renditi disa nga propozimet e tij, duke iu dhënë kurajë liderëve të bashkëpunojmë me iniciativa të tjera.

Ndër të tjera, Escobar ka theksuar se mbështet që kjo iniciativë të jetë ekonomike teksa ka shtuar se ky nuk është një projekt politik, por ekonomik.

“Ballkani Perëndimor është pjesa e Evropës që ka rritje më të madhe. Ne do ballafaqohemi me probleme, por bashkë do t’ia dalim.

SHBA e përkrahin iniciativën Ballkani i Hapur, por Iniciativa jonë mbështetet në disa pika. Së pari, duhet të punojmë jo vetëm në një bashkëpunim rajonal, por edhe në ato të integrimit të strukturave evropiane.

E dyta, tregjet më të mëdha janë ato evropiane. Duhet të punojmë për një integrim më të madh evropian. Ne i përkrahim të gjitha iniciativat ekonomike që e afrojnë rajonin.

E treta, besojmë se kjo duhet të jetë e hapur për të gjithë. Secila iniciativë duhet të përfshirë të 6 shtetet e Ballkanit. Kjo është një iniciative e shkëlqyer dhe shpreh të jetë më e qartë.

Unë kam disa propozime:

E para, ka shumë mundësi për integrime. Unë ju jap kurajë liderëve si të bashkëpunojmë me iniciativa të tjera. Me këtë ju do të kuptoni që nuk do të dublifikohen punët por do ketë punë më të mira.

E dyta, duhet te keni një plan për zhvillim institucional. Duhet të krijohen kushtet për investitorët. Duhet ndihmë për investitorët. Ne i përkrahim liderët e kësaj iniciative dhe të kenë më shumë interes për të bashkëpunuar.

E treta, ju mbështes që kjo iniciative të jetë ekonomike. Nuk është një projekt politik, me rëndësi është që të mbetet një projekt ekonomik.

Mund të mbështeteni tek ne dhe se do ti ndihmojnë institucionet”, tha Escobar.

 

Pas