Ambadasori amerikan, Greg Delawie, është shrehur i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 22 tetorit. Për Klan Kosovën, ai tha se gjatë gjithë ditës kanë bërë vëzhgime në Ferizaj, Shterpcë, Prizren dhe vende të tjera. “Ambasada jonë ka 36 ekipe të ndryshme që po e bëjnë vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve, dhe jemi shumë të kënaqur me procesin”, deklaroi ambasadori amerikan. Delawie njoftoi se pas përmbylljes së qendrave të votimit, ata do ta bëjnë edhe vëzhgimin e numërimit të votave, me të gjitha ekipet e tyre.
Qendrat e votimit mbyllen në orën 19:00. Qytetaret u ftuan sot në votime për të zgjedhur kryetarët e komunave.