Aktualitet

SHBA dyfishon fondet për ‘Zgjidhjen e Rrjetit Kibernetik’ në Shqipëri


               Publikuar në : 19:11 - 09/11/19 |
Al Do

Zgjidhja e Rrjetit Kibernetik është një nga prioritetet kryesore të sigurisë kombëtare në Shqipëri dhe ka një mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se ka mbështetur me një financim prej 7 milion dollarësh këtë projekt i cili sipas saj rrit “kapacitetet e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta sigurie dhe civile.”

Projekti i këtij viti do të ndihmojë qeverinë e Shqipërisë në mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara me krenari mbështet një nga prioritet kryesore të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, duke financuar Zgjidhjen e Rrjetit Kibernetik. Ky projekt prej 7 milionë dollarësh mbështet përpjekjet për të rritur kapacitetet e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta sigurie dhe civile. Vitin e kaluar, Shqipëria mori 3,5 milionë dollarë për prodhuar zgjidhje kibernetike në Ministrisë e Mbrojtjes. Ai fond do të shërbejë si bazë për zbatimin e suksesshëm të këtij zgjerimi plotësues të programit kibernetik. Projekti i këtij viti do të ndihmojë qeverinë e Shqipërisë në monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar, si dhe do të financojë një vlerësim fillestar të rrezikshmërisë, do të përditësojë sistemet dhe pajisjet, dhe do të trajnojë përdoruesit e rinj”, shkruan Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. /Opinion.al

Pas