Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“SHBA duhet të marrë Rripin e Gazës nën kontroll”, sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

2025/02/05 at 4:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“SHBA duhet të marrë Rripin e Gazës nën kontroll”, sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse në Lindjen e Mesme. Shumë vende dhe analistët e kundërshtojnë atë.

Lideri i parë i huaj që vizitoi zyrtarisht Shtëpinë e Bardhë në mandatin e dytë të presidentit Donald Trump është shumë i diskutueshëm. Por vetë vizita e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu – i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ato që ajo i quan “krime kundër njerëzimit” – nuk është më e diskutueshmja gjatë këtij takimi.

Ishte deklarata e Trumpit për marrjen e Gazës nga SHBA nën kontroll ajo që shkaktoi më së shumti reagime. Trump tha se Amerika duhet të marrë Rripin e Gazës nën kontroll. “Të gjithë me të cilët kam folur e pëlqejnë idenë që Shtetet e Bashkuara të marrin nën kontroll këtë pjesë toke, duke krijuar mijëra vende pune”, tha ai në paraqitjen e përbashkët me kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë.

Trumpi tha se dëshiron të transformojë Gazën në “Rivierën e Lindjes së Mesme” ku “do të jetojnë njerëzit nga mbarë bota”

‘Një shpërqendrim dhe rrugë pa krye’

“Këto deklarata se ne do të marrim këtë vend nën kontroll mund të përmbysin konsensusin dypartiak në SHBA. Kjo ide nuk është as praktike,” thotë Brian Katulis, nga Instituti për Lindjen e Mesme. Kjo rrugë, sipas tij, nuk të çon askund. Pra, është një shpërqendrim i vëmendjes dhe nuk ka gjasa të prodhojë ndonjë rezultat domethënës.”

Bisedat për marrjen e Gazës nga SHBA-të pasuan deklaratat e Trumpit se banorët e Gazës “nuk kanë alternativë” veçse të largohen nga territori i tyre dhe të shkojnë në Egjipt dhe Jordani. Kjo ide është refuzuar me vendosmëri nga presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi dhe mbreti i Jordanisë, Abdullah II.

Nga ana e tij, Netanyahu u duk sikur e pranoi këtë ide të Trumpit, duke thënë se ia vlen t’i kushtohet vëmendje dhe se është “diçka që mund të ndryshojë historinë”. Pranimi në dukje i Netanyahut që SHBA të marrë nën kontroll Rripin e Gazës është një lehtësim për te, në krahasim me presionin e vazhdueshëm që vinin ndaj tij prej dministratës Biden, i cili kërkonte një plan më real.

“Deri më sot, edhe pse është në fuqi armëpushimi, nuk ka asnjë plan real për qeverisjen në Rripin e Gazës. Ai [Netanyahu] kundërshtoi hyrjen e autoriteteve palestineze atje,” tha Katulis, duke shtuar se kryeministri izraelit mund të jetë shumë i kënaqur me idenë që SHBA të marrë kontrollin, por askush tjetër nuk mendon se ajo është vërtret reale.

A do të qëndrojë marrëveshja e armëpushimit?

Është e paqartë nëse idetë e Trumpit për marrjen e Gazës janë reale apo thjesht një zhvendosje e vëmendjes. Por është e qartë se vizita e Netanyahut vjen në kohën e sfidave të mëdha për paqen në Lindjen e Mesme – duke filluar nga hapat e ardhshëm për armëpushimin në Gazë e deri tek mundësia e normalizimit të marrëdhënieve Izrael-Saudi dhe stabiliteti në rajon.

Armëpushimi do të skadojë në mars, nëse Izraeli dhe Hamasi nuk arrijnë marrëveshje për vazhdimin e tij. Hamasinuk dëshiron të lirojë më shumë pengje nëse Izraeli nuk e ndalon luftën dhe nuk tërhiqet nga Gaza. Ndërkohë që Izraeli përsërit vazhdimisht se do të shkatërrojë Hamasin.

“Çmimi që Hamasi do të kërkojë për lirimin e ushtarëve izraelitë do të jetë shumë i lartë,” thotë Jon Alterman, Drejtor i Programit për Lindjen e Mesme në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS). Ndërsa Izraeli kërkon largimin përgjithmonë nga skena të Hamasit. E kjo mund të rëndojë negociatat. Propozimet e deritanishme për shkëmbime nuk janë pranuar. Negociatat kanë ngelur në vendnumro dhe nuk dihet nëse do të kenë sukses.

Pas vizitës gati njëjavore të Netanyahut në SHBA, Izraeli do të dërgojë në Katar një delegacion në negociata rreth marrëveshjes për vazhdimin e armëpushimit me Hamasin. Por Alterman nuk është i sigurt për perspektivën e paqes atje. “Unë nuk jam i sigurt se lufta ka përfunduar atje”, tha ai.

Normalizim marrëdhëniesh Izrael Arabi-Saudite?

Në fazën e dytë të negociatave duhet të bisedohet edhe për projektin e madh të normalizimit të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Por kjo duket tani shumë larg. Mes tyre ka mosmarrëveshje shumë të mëdha për të ardhmen dhe statusin e Rripit të Gazës.

“Pa një plan të besueshëm drejt një zgjidhjeje me dy shtete, që përfshin Gazën për palestinezët, asnjë nga këto plane nuk do të rezultojë me sukses,” thotë Katulis nga Instituti i Lindjes së Mesme. “Sauditët nuk do ta pranojnë ndonjë zgjidhje që nuk përfshin krijimin e dy shteteve”.

Dëshirat e Trumpit për të marrë kontrollin në Gazë dhe për të qenë njeriu që arrin normalizimin e raporteve Izrael-Saudi nuk do të realizohen, vetëm pse ai e dëshiron këtë. “Ekziston një bindje e thellë se Trumpi dëshiron ta bëjë këtë vetëm për të thënë se ai është i vetmi që ka mundur ta bëjë një gjë të tillë. Jam skeptik se këto ide mund të realizohen pa u plotësuar kushtet e nevojshme”, tha Alterman.

Dallgët pas deklaratave të Trumpit e bëjnë të paqartë se çfarë është arritur në fakt gjtë vizitës së kryeministrit izraelit në SHBA. Për 47.000 palestinezët e vrarë (sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës) çdo marrëveshje vjen tepër vonë. Për 76 pengjet izraelite, për të cilat akoma nuk dihet asgjë, ende ka shanse. Trump mund t’i shtyjë palët drejt paqes dhe marrëveshjeve. Por idetë për marrjen e Gazës nga SHBA-ja vetëm mund të dëmtojnë proceset e tanishme. /DW

Ju sugjerojmë

Korçë/Shiste doza kanabisi në qytet, arrestohet i riu!Procedohet 29-vjeçari që…
Aktualitet

Korçë/Shiste doza kanabisi në qytet, arrestohet i riu!Procedohet 29-vjeçari që…

16 Korrik, 2025 10:17 am
Ministri Vengu priti në takim anëtarët e Bundestagut gjerman. Fokusi i bisedimeve
Aktualitet

Ministri Vengu priti në takim anëtarët e Bundestagut gjerman. Fokusi i bisedimeve

16 Korrik, 2025 10:05 am
Plani makabër i tre vëllezërve nga Tropoja, si u mor peng dhe u vra Renis Dobra
Aktualitet

Plani makabër i tre vëllezërve nga Tropoja, si u mor peng dhe u vra Renis Dobra

16 Korrik, 2025 9:49 am
30 vjet mp3: Si formati audio nga Erlangeni pushtoi botën
Bota

30 vjet mp3: Si formati audio nga Erlangeni pushtoi botën

16 Korrik, 2025 9:40 am
Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati/ Tarifa të reja mund të vendosen..
Bota

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati/ Tarifa të reja mund të vendosen..

16 Korrik, 2025 9:14 am
BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë
Bota

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

16 Korrik, 2025 9:06 am
Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor
Aktualitet

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

16 Korrik, 2025 8:59 am
Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 31-vjeçari/ E pëson edhe drejtuesi i mjetit!
Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 31-vjeçari/ E pëson edhe drejtuesi i mjetit!

16 Korrik, 2025 8:51 am
Motivi, një sasi droge? Pranga dy prej autorëve të vrasjes së Renis Dobrës (Detaje)
Aktualitet

Motivi, një sasi droge? Pranga dy prej autorëve të vrasjes së Renis Dobrës (Detaje)

16 Korrik, 2025 8:50 am
Rama vizitë në gjigantin gjerman/ Schwarz Group, interes për investime në Shqipëri
Aktualitet

Rama vizitë në gjigantin gjerman/ Schwarz Group, interes për investime në Shqipëri

16 Korrik, 2025 8:41 am
Para
Kosovë/ Gjenden mbetje kockore njerëzore brenda një makine të djegur

Kosovë/ Gjenden mbetje kockore njerëzore brenda një makine të djegur

Shtetet arabe reagojnë pas komenteve të Trump, Katari: Do ta rindërtojmë Gazën ndërkohë që palestinezët jetojnë aty

Shtetet arabe reagojnë pas komenteve të Trump, Katari: Do ta rindërtojmë Gazën ndërkohë që palestinezët jetojnë aty

Tiranë, sistemi i pensioneve drejt një reforme të dytë

Tiranë, sistemi i pensioneve drejt një reforme të dytë

TE FUNDIT

Korçë/Shiste doza kanabisi në qytet, arrestohet i riu!Procedohet 29-vjeçari që…

Korçë/Shiste doza kanabisi në qytet, arrestohet i riu!Procedohet 29-vjeçari që…
16 Korrik, 2025

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike të ndarë në doza. Uniformat blu bëhet me...

Lexo më shumë

Ministri Vengu priti në takim anëtarët e Bundestagut gjerman. Fokusi i bisedimeve

Ministri Vengu priti në takim anëtarët e Bundestagut gjerman. Fokusi i bisedimeve
16 Korrik, 2025

Ministri i Mbrojtes, Pirro Vengu priti në një takim në ambientet e Ministrisë Tilman Kuban, anëtar i Bundestagut gjerman dhe...

Lexo më shumë

Plani makabër i tre vëllezërve nga Tropoja, si u mor peng dhe u vra Renis Dobra

Plani makabër i tre vëllezërve nga Tropoja, si u mor peng dhe u vra Renis Dobra
16 Korrik, 2025

Detaje të reja për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra, më 8 korrik, në Mat. Siç raporton gazetari i Klan...

Lexo më shumë

30 vjet mp3: Si formati audio nga Erlangeni pushtoi botën

30 vjet mp3: Si formati audio nga Erlangeni pushtoi botën
16 Korrik, 2025

Tridhjetë vjet më parë, një metodë komprimimi audio revolucionarizoi botën e muzikës. Instituti Fraunhofer në Erlangen e quajti këtë format...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com