Bota

SHBA do të ndalojë çdo anije ruse të ankorohet në portet e saj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:32 - 21/04/22 |
Opi Nion

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka thënë se SHBA ndalon çdo anije që është e lidhur me Rusinë të ankorohet në portet e saj.

Kjo ishte një tjetër lëvizje për të “rritur presionin ndaj Putinit”.

Asnjë anije që lundron nën flamurin rus, ose që është në pronësi ose operim nga interesat ruse, nuk do të lejohet të ankorohet në një port të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo të hyjë në brigjet tona. Asnjë, asnjë,”-ka thënë Biden.

Kjo masë e re do të jetë një kufizim më shumë për Rusinë dhe shtetasit e saj rusë, në një listë të gjatë sanksionesh që SHBA ka vendosur ndaj tyre si shkak i pushtimit të Ukrainës./Opinion.al

Pas