Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA do të largohet përsëri nga UNESCO-ja, vetëm 2 vjet pasi iu ribashkua

2025/07/22 at 3:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
SHBA do të largohet përsëri nga UNESCO-ja, vetëm 2 vjet pasi iu ribashkua

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur të martën se do ta braktisin përsëri agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për edukim, shkencë dhe kulturë, për shkak se besojnë se përfshirja e tyre në të nuk është në interesin e tyre kombëtar, dhe se agjencia mbështet gjuhë kundër Izraelit.

Ky vendim vjen vetëm dy vjet pasi Shtetet e Bashkuara iu ribashkuan UNESCO-s, pas largimit më 2018, gjatë administratës së parë të presidentit Donald Trump, raporton AP.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, ka thënë se tërheqja lidhet me agjendën e perceptuar të UNESCO-s për “mbështetjen e kauzave përçarëse sociale dhe kulturore”.

Ajo ka shtuar, në një komunikatë, se vendimi i UNESCO-s “për ta pranuar ‘Shtetin e Palestinës’ si shtet anëtar është tejet problematik, në kundërshtim me politikën e SHBA-së, dhe se i kontribuon ashpërsimit të retorikës kundër Izraelit brenda organizatës”.

Vendimi do të hyjë në fuqi në fund të dhjetorit të vitit 2026.

Kjo do të jetë hera e tretë që SHBA-ja do të largohet nga UNESCO-ja, e cila ka selinë në Paris, dhe hera e dytë gjatë një administrate Trump. Ajo iu ribashkua agjencisë për herë të fundit më 2023, nën administratën e Joe Bidenit.

Drejtorja e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, ka thënë se me keqardhje “të thellë” ka pranuar vendimin e SHBA-së, por ka thënë se ai ishte i pritshëm, dhe se agjencia “është përgatitur për të”.

Ajo ka mohuar akuzat për anim kundër Izraelit.

“Këto akuza… janë në kundërshti me realitetin e përpjekjeve të UNESCO-s, veçanërisht në fushën e edukimit për Holokaustin dhe luftën kundër antisemitizmit”, është shprehur ajo.

Administrata Trump njoftoi më 2017 se SHBA-ja do të tërhiqej nga UNESCO-ja, duke e akuzuar organizatën për anim kundër Izraelit. Vendimi hyri në fuqi një vit më vonë. SHBA-ja dhe Izraeli ndërprenë financimin e UNESCO-s, pasi organizata votoi për përfshirjen e Palestinës së shtet anëtar më 2011.

Tërheqja e SHBA-së pritet të ketë ndikim mbi UNESCO-s, për shkak se Uashingtoni mundëson një pjesë të buxhetit të organizatës.

Por, UNESCO-ja ka diversifikuar burimet e financimit gjatë viteve të fundit, teksa kontributi i SHBA-së është tkurrur, duke përbërë vetëm 8 për qind të buxhetit të përgjithshëm të organizatës.

Azoulay është zotuar se UNESCO-ja do të vazhdojë të kryejë misionin e saj, pavarësisht “resurseve të reduktuara”, teksa ka bërë të ditur se organizata nuk po planifikon ta shkurtojë stafin e saj tani për tani.

“Qëllimi i UNESCO-s është t’i pranojë të gjitha kombet e botës, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të jenë gjithmonë të mirëseardhura”, është shprehur ajo.

“Ne do të vazhdojmë do të punojmë ngushtë me të gjithë partnerët tanë amerikanë në sektorin privat, në organizata të shkencës dhe jofitimprurëse, dhe do të zhvillojmë dialog politik me administratën dhe me Kongresin amerikan”, ka thënë Azoulay.

Shtetet e Bashkuara ishin tërhequr nga UNESCO-ja edhe gjatë administratës së Ronald Reaganit, më 1984, duke e konsideruar organizatën të keqmenaxhuar, të korruptuar dhe të keqpërdorur për avancimin e interesave të Bashkimit Sovjetik.

SHBA-ja ishte kthyer në UNESCO më 2003, gjatë presidencës së George W. Bushit.

SHBA-ja ishte kthyer në UNESCO më 2003, gjatë presidencës së George W. Bushit./REL

Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I shkeli këmbën punonjëses së policisë me makinë, arrestohet 42-vjeçari

13 Shtator, 2025 12:37 pm
Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët
Aktualitet

13 Shtator, 2025 11:33 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

Reagime të ashpra pas pezullimit të dialogut strategjik SHBA-Kosovë

13 Shtator, 2025 11:01 am
Zjarr në garazhdin e një pallati te “Komuna e Parisit”, nis evakuimi i banorëve
Kronikë

Merr flakë gjatë natës një banesë në Shkodër, shkak është bërë…

13 Shtator, 2025 10:43 am
BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

13 Shtator, 2025 10:32 am
Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë
Bota

13 Shtator, 2025 9:46 am
Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash
Politikë

13 Shtator, 2025 8:59 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me vdekje në Fier

13 Shtator, 2025 8:51 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

13 Shtator, 2025 8:48 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 13 shtator 2025

13 Shtator, 2025 8:04 am
Para
Tirana pa zgjidhje për ujin, mbi 60% humbet në rrjet

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, lirohet nga qelia Edison Haxhiu

Autoritetet spitalore: 21 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja dhe uria në Gazë

TE FUNDIT

I shkeli këmbën punonjëses së policisë me makinë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
13 Shtator, 2025

Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi shkeli kembën e një efektiveje teksa po përpiqej t'u largohej forcave...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët

Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët
13 Shtator, 2025

IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës edhe gjatë ditës së sotme. Në total,...

Lexo më shumë

Reagime të ashpra pas pezullimit të dialogut strategjik SHBA-Kosovë

Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
13 Shtator, 2025

SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti. Reagimet...

Lexo më shumë

Merr flakë gjatë natës një banesë në Shkodër, shkak është bërë…

Zjarr në garazhdin e një pallati te “Komuna e Parisit”, nis evakuimi i banorëve
13 Shtator, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në lagjen ‘Ndoc Mazi’,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com