Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, disa shtete po shkojnë drejt lehtësimit të kufizimeve

2020/04/17 at 8:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA, disa shtete po shkojnë drejt lehtësimit të kufizimeve

Disa shtete amerikane pritet njoftojnë të premten orare për heqjen e kufizimeve që synojnë reduktimin e pasojave të pandemisë, një ditë pasi Presidenti Donald Trump publikoi udhëzimet për një rihapje me faza të ekonomisë së vendit të dëmtuar rëndë.


Në Teksas dhe Florida, guvernatorët republikanë pritej të publikojnë planet për një rihapje graduale, sipas njoftimeve në media. Qyteti i Jacksonville në Florida do të lejojë rihapjen e plazheve dhe parqeve me disa kufizime.

“Rihapja do të kërkojë kohë dhe do të bëhet në hapa të matur e të menduar mirë” shkruante në Twitter kryetari i bashkisë së Jacksonville Lenny Curry.

“Ndërsa vendosim mbi hapjen është e rëndësishme që njerëzit të vazhdojnë të ruajnë distancën fizike. Plazhet dhe parqet tani për tani do të hapen me kufizime. Nuk do të ketë grupime të mëdha“, shkruante ai.

Presidenti Trump, i cili kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e 3 nëntorit ndaj atij që pritet me shumë gjasë të jetë kandidati i demokratëve, Joe Biden, publikoi të enjten udhëzime të reja me tre faza që kanë për qëllim ringjalljen e ekonomisë ndërsa vendi vazhdon të luftojë pandeminë.

Në qytetin industrial të Miçiganit, guvernatorja demokrate Gretchen Whitmer tha të premten se shpresonte që pjesë të ekonomisë të fusheshin në punë duke filluar nga 1 maji. Miçigani një shtet që zoti Trump e fitoi me një shumicë të ngushtë në vitin 2016, është përballur me një rritmet më të shpejta në vend të rritjes së infeksionit, por banorët kanë bërë presion për të rihapur ekonominë, madje duke protestuar mbi këtë cështje.

Guvernatori republikan i Misisipit Tate Reeves tha se ai do të shtyjë me një javë urdhrin drejtuar banorëve për të qëndruar në shtëpi i cili pritej të skadonte të hënën, ndërsa do të lehtësojë disa kufizime në fillim të javës tjetër. Plazhet dhe liqenet mund të rihapen të hënën për peshkim dhe aktivitete dëfryese, ndërsa bizneset që tregtojnë mallra jo thelbësore mund të shesin produkte me porosi, tha ai.

“Po lehtësojmë veprimtarinë e bizneseve jo thelbësore“, tha zoti Reeves. “Doja të njoftoja se do të rihapet gjithç​ka sot, por nuk mundemi. Situata vazhdon të jetë ende problematike“, shkruante ai.

Të premten, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio anuloi të gjitha aktivitetet e planifikuara përgjatë muajit maj. Ai tha se ngjarjet e planifikuar për në qershor ishin në proces shqyrtimi.

De Blasio shtoi Nju Jorku ka vendosur një “standard të lartë” për rinisjen e ngjarjeve të mëdha e që përfshijnë një numër të madh njerëzish.

Shtetet që përmbushin kriteret federale mund të kalojnë në fazën e parë të rihapjes prej së premtes tha dje presidenti Trump.

“Kemi shtete shumë të ndryshme. Nëse shikoni Montanën,Uajoming, Dakotën e Veriut, situata është shumë ndryshe me Nju Jorkun, shumë më ndryshe sesa në Nju Xhers“, tha ai.

Në pjesën rurale të Montanës janë raportuar 415 raste dhe 7 vdekje dhe në Wajoming 296 raste dhe 2 vdekje, ndërsa shteti New York ka raportuar 14,776 viktima, rreth gjysma e totalit kombëtar.

Demokratët si zoti Biden dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Nancy Pelosi e kritikuan planin e zotit Trump. Udhëzimet “nuk e shpëtojnë presidentin nga dështimi për të mos dëgjuar shkencëtarët si dhe për mungesën e prodhimit e shpërndarjes së testeve të shpejta në rang kombëtar“, tha zonja Pelosi.

Plani i zotit Trump është një rekomandim për guvernatorët e shteteve, me disa prej të cilëve zoti Trump është përplasur gjatë krizës së koronavirusit. Kjo shënon një tërheqje të presidentit, i cili të hënën këmbënguli se kishte autoritet të plotë për t’i urdhëruar shtetet që të rihapnin ekonominë apo që vazhdonin të mbanin në fuqi masat kufizuese.

Të enjten Nju Jorku dhe gjashtë shtete të tjera në verilindje të vendit e zgjatën afatin e urdhrave të qëndrimit në shtëpi deri më 15 maj./ VOA



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Nazime Visha,martesa e jeta në Bullgari 7 vite pas vrasjes së Fiqiri Muçës

Nazime Visha,martesa e jeta në Bullgari 7 vite pas vrasjes së Fiqiri Muçës

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari

Çfarë ndodhi në Vlorë? Plagoset me armë zjarri punonjësi i policisë

Tatuazhi e tradhtoi shqiptarin atentator, çfarë kapën kamerat e sigurisë

Tatuazhi e tradhtoi shqiptarin atentator, çfarë kapën kamerat e sigurisë
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com