Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA dhe Rusia bien dakord të forcojnë misionet diplomatike

2025/02/18 at 8:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA dhe Rusia bien dakord të forcojnë misionet diplomatike

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord të martën për rikthimin e funksionimit normal të misioneve të ndërsjella diplomatike, tha Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio pas bisedimeve mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë që u mbajtën në Arabinë Saudite.

Vendimi u duk se ishte një sinjal domethënës në lehtësimin e kufizimeve ndaj misioneve diplomatike ruse, kufizime që ishin vendosur nga administratat e mëparshme, për shkak së sulmit në shkallë të gjerë të Moskës ndaj Ukrainës si edhe veprimeve të tjera ruse.

Bisedimet në Riad synonin të hidhnin një hap përpara drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë, pasi Presidenti Donald Trump, i cili mori detyrën muajin e kaluar, urdhëroi zyrtarët më të lartë që të nisnin bisedimet. Zoti Rubio tha se palët kishin rënë dakord që si hap të parë të caktonin ekipe zyrtarësh të cilët do të “punonin me shpejtësi për të rikthyer funksionimin e misioneve të ndërsjella diplomatike”.

Gjatë dekadës së fundit, dy vendet kanë dëbuar diplomatë dhe kanë kufizuar dërgimin e personelit të ri në misionet e ndërsjella diplomatike, në një seri vendimesh si kundërpërgjigje ndaj njëra-tjetrës, duke bërë që ambasadat të kenë pak personel.

Zoti Rubio tha se vendime të tilla kanë “tkurrur shumë aftësinë tonë për të operuar në Moskë” dhe se kjo vlente edhe misionin diplomatik të Rusisë në Uashington.

Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Associated Press zoti Rubio tha se është e nevojshme që misionet diplomatike të jenë gjendje të funksionojnë normalisht, por tha se nuk do të shprehej publikisht mbi hollësitë se si do të ndodhte kjo.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga agjencia Reuters mbi hollësi se si operon aktualisht ambasada amerikane në Rusi.

Ministria e Jashtme e Rusisë, tha se ministri Lavrov ngriti shqetësimin mbi funksionimin e misioneve diplomatike ruse në Shtetet e Bashkuara gjatë një bisede me homologun Rubio të shtunën, përpara se të mbaheshin bisedimet e sotme në Riad.

Edhe përpara sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në 2022, Shtetet e Bashkuara ishin shprehur se mund të mbanin vetëm një prani të ulët në Rusi, pasi Moska vuri kufizime mbi personelin në misionet amerikane, duke e detyruar Uashingtonin që të mbyllte dhe të pezullonte konsullatat në Vladivostok dhe Yekaterinburg./voa

Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Politikë

Negociatat, Marta Kos: Ecuria e Shqipërisë, mbresëlënëse

16 Shtator, 2025 10:06 am
Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi
Kryesore

Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi

16 Shtator, 2025 9:57 am
A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç kërkon Trumpi?
Bota

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç kërkon Trumpi?

16 Shtator, 2025 9:25 am
Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
Politikë

Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen

16 Shtator, 2025 8:45 am
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rubin vazhdon sot dëshminë në Hagë
Rajoni

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rubin vazhdon sot dëshminë në Hagë

16 Shtator, 2025 8:42 am
Sot në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE
Aktualitet

Sot në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE

16 Shtator, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Mot i kthjellët dhe kohë e qëndrueshme në të gjithë territorin

16 Shtator, 2025 8:21 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

16 Shtator, 2025 8:20 am
Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028
-U tha në Opinion

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028

15 Shtator, 2025 11:57 pm
Auto-Skicë
-U tha në Opinion

Shqipëri-Serbi / Duka zbulon prapaskenat e vendimit për ndryshimin e stadiumit

15 Shtator, 2025 11:44 pm
Para
Qeveria maqedonase kufizon marzhën e fitimit për 102 grupe produktesh

Qeveria maqedonase kufizon marzhën e fitimit për 102 grupe produktesh

Skandal, mbetjet spitalore kancerogjene bëhen mal brenda QSUT-së

Skandal, mbetjet spitalore kancerogjene bëhen mal brenda QSUT-së

Paloka: Erion Veliaj u lëshua nga Edi Rama

Paloka: Erion Veliaj u lëshua nga Edi Rama

TE FUNDIT

Negociatat, Marta Kos: Ecuria e Shqipërisë, mbresëlënëse

Auto-Skicë
16 Shtator, 2025

Komisionerja e BE për Zgjerim, Marta Kos në një konferencë me kryeministrin Edi Rama në Bruksel tha se ecuria e...

Lexo më shumë

Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi

Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi
16 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka shënuar një rekod me hapjen e 5 grupkapitujve në 11 muaj, ndërsa sot...

Lexo më shumë

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç kërkon Trumpi?

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç kërkon Trumpi?
16 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se vendet e NATO-s duhet ta ndalin blerjen e...

Lexo më shumë

Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen

Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
16 Shtator, 2025

Kuvendi i Shqipëri do të mbajë sot dy seanca parlamentare, një e cila do të nisë në orën 10:00, dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com