Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA dhe Filipinet fillojnë stërvitjet më të mëdha ushtarake

2023/04/11 at 10:12 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA dhe Filipinet fillojnë stërvitjet më të mëdha ushtarake

Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet po mbajnë stërvitjet më të mëdha ushtarake, një ditë pasi Kina përfundoi stërvitjet e saj në shkallë të gjerë përreth Ngushticës së Tajvanit. Gjatë tri ditëve të kaluara, ushtria e Kinës ushtroi bllokimin e Tajvanit, në përgjigje të një takimi që zhvilloi presidentja tajvaneze me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, javën e kaluar. Uashingtoni tha se reagimi i Kinës është joproporcional, ndërsa presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, tha se sjellja e Pekinit është “e papërgjegjshme” dhe se ajo ka të drejtë të bëjë vizita në SHBA.

Stërvitjet e SHBA-së janë planifikuar qysh më herët. Zyrtarët filipinas dhe amerikanë kanë thënë se stërvitjet tregojnë përkushtimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin e Indo-Paqësorit, i cili është i hapur dhe i lirë. Uashingtoni ka njoftuar muajin e kaluar se stërvitja vjetore me Filipinet, Balikatan, do të jetë më e madhja e tyre ndonjëherë, duke përfshirë më shumë se 17.000 trupa – prej tyre 12.000 nga SHBA-ja. Stërvitjet dyjavore do të përfshijnë, po ashtu, simulimin e hedhjes në erë të një anijeje luftarake në Detin e Kinës Jugore – veprim ky që mund ta zemërojë Kinën.

Kontesti Kinë-Tajvan

Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë një lufte civile më 1949, por Pekini gjithmonë ka pohuar se ishulli do të duhet t’i kthehet. Pekini e cilëson si separatiste Qeverinë në Taipei dhe refuzon ta përjashtojë përdorimin e forcës për ta kthyer atë në orbitën e tij. Tajvani ka marrëdhënie të plota diplomatike me vetëm 13 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, pasi Kina u ka kërkuar aleatëve të saj që të mos e njohin legjitimitetin e tij si komb i pavarur.

Ishulli ka gjithashtu kushtetutën e tij, udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe një forcë ushtarake profesionale prej 162.000 personash. Shtetet e Bashkuara nuk kanë raporte diplomatike me Tajvanin, por kanë marrëdhënie të thella joformale. Nën presidentin Joe Biden, Uashingtoni ka dërguar armë në Tajvan, ashtu si edhe njësi speciale të trajnimit ushtarak./REL

Etiketa: filipinetshba

Ju sugjerojmë

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
Sport

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

19 Nëntor, 2025 9:46 pm
Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
Kronikë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

19 Nëntor, 2025 8:47 pm
Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
Politikë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

19 Nëntor, 2025 6:47 pm
Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
Kryesore

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

19 Nëntor, 2025 6:44 pm
Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët
Politikë

Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët

19 Nëntor, 2025 6:42 pm
Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor
Bota

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

19 Nëntor, 2025 6:40 pm
Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit
Bota

Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit

19 Nëntor, 2025 6:38 pm
Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa
Kronikë

Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa

19 Nëntor, 2025 6:22 pm
Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

19 Nëntor, 2025 4:36 pm
Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Para
Rritja e pagave, Rama: Frut i punës së çdo shqiptari që kontribuon për ekonominë e vendit

Rama për pagat e ushtarakëve: Do të vazhdojmë t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s

Fotot e “Audi-t” që shpërtheu sapo Ndreca u fut në makinë

I hodhën me tritol makinën, Ndreca: Nuk kam konflikte me njeri, ja çfarë dyshoj

Me thikë në xhep e pistoletë në brez/ Pamjet si nisi sherri me 2 të vrarë në Kavajë

Me thikë në xhep e pistoletë në brez/ Pamjet si nisi sherri me 2 të vrarë në Kavajë

TE FUNDIT

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
19 Nëntor, 2025

Zvicra siguroi mbrëmë biletën direkte për Kampionatin Botëror 2026, pasi doli me barazim 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”....

Lexo më shumë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
19 Nëntor, 2025

EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre...

Lexo më shumë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
19 Nëntor, 2025

Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, tha se krahasimi i projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e...

Lexo më shumë

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
19 Nëntor, 2025

Deputetja e  Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave Petrit Malaj. Qjo ka kritikuar qeverinë se po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com