Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA dhe Evropa mes zjarresh të fuqishme

2022/07/31 at 7:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA dhe Evropa mes zjarresh të fuqishme

Një valë e gjatë nxehtësie që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar zjarre në disa rajone të Kalifornisë.

Pavarësisht se disa rajone të këtij shteti janë përfshirë nga zjarret, kulmi i sezonit të zjarreve në Kaliforni nuk ka arritur ende dhe kjo ka bërë që banorët e saj të përgatiten më mirë këtë vit.

Edhe Evropa është përfshirë nga një valë e të nxehtit që ka shkaktuar një numër zjarresh në Itali dhe vende të tjera.

Banorët në Kaliforni po përgatiten këto ditë për zjarrin më të madh të shtetit, edhe pse ky rajon perëndimor i Shteteve të Bashkuara ende nuk ndodhet në kulmin e sezonit të zjarreve.

Jerry Caputo, një banor i Mariposës, ka vëzhguar me ankth shtëpinë e tij, që kur u afrua zjarri që ka përfshirë pyjet përreth. Ai dalloi copa druri të djegura në oborrin e tij, të cilat u bartën nga erërat që shkaktuan përhapjen e zjarrit.

“Jemi në gjendje gatishmërie, duke pritur zjarrin për të parë se në cilin drejtim do të fryjë era. Por, jemi të përgatitur”, thotë ai.

Zoti Caputo ka jetuar në këtë rajon për më shumë se tre dekada dhe thotë se ai ka vënë re ndryshimin e klimës. Valët e të nxehtit dhe thatësirës janë zgjatur, dhe një pellg natyror aty pranë pothuajse është zhdukur. Peizazhi i kësaj zone, dikur plot gjelbërim, tani është tharë. Ai thotë se një shkëndijë e vetme mund ta djegë gjithë shtëpinë e tij prej druri, të ndërtuar në vitet 1800.

“Duhet të kemi rezervuare me ujë, një gyp uji për të mundësuar lidhjen me zorrët e makinave të zjarrfikësve, spërkatës kundër zjarrit në shtëpi dhe vetëm bimë të këtij rajoni, të cilat duhet të mbillen rreth 8 metra larg shtëpisë”, thotë zoti Caputo.

Rreziqet nga zjarri janë bërë një realitet i rëndë në këtë rajon. Dhe për banorët si zoti Caputo, përgatitja, investimi dhe trajnimi janë mënyrat më të mira për përballimin e kërcënimit nga zjarret. Qindra shtëpi tashmë janë djegur dhe më shumë se dy mijë njerëz janë evakuuar për shkak të përhapjes së zjarreve në këtë rajon.

Ndërkohë, edhe Evropa është përfshirë nga një valë e të nxehtit dhe thatësirës që po shkakton zjarre në shumë rajone të saj. Zjarrfikësit italianë sot vazhduan të luftonin zjarret që kanë shpërthyer nëpër rajone të ndryshme të gadishullit, ndërsa vendi pret fundin e thatësirës më të madhe në 70 vjet.

Në Friuli Venezia Giulia, pamjet e filmuara me dron tregojnë dëmet e shkaktuara nga zjarret që kanë përfshirë një zonë pyjore pranë Gorizias, ku ekipe zjarrfikësish nga i gjithë rajoni po punojnë për t’i shuar ato.

Disa zjarre shpërthyen edhe në Giuliano di Roma, pranë Frosinones, dhe në Roccella Ionica, në Kalabri, ku puna e zjarrfikësve u vështirësua nga erërat e nxehta që përhapnin flakët.

Brigada e zjarrfikësve e Oristanos, në Sardenjë, sot arriti të shuante një zjarr që shpërtheu në qytetin e vogël të Palmas Arborea-s, ku flakët shkatërruan një zonë të gjerë shkurresh mesdhetare.

Ju sugjerojmë

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para
Kryesore

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

14 Janar, 2026 1:26 pm
Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin
Bota

Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin

14 Janar, 2026 12:01 pm
U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin
Kronikë

U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin

14 Janar, 2026 11:51 am
“Mbrojtës pedofilësh”, Trump i drejtohet punëtorit: F*** you
Bota

“Mbrojtës pedofilësh”, Trump i drejtohet punëtorit: F*** you

14 Janar, 2026 11:21 am
Arratisja e Altin Ndocit, arrestohen 8 persona
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohen 8 persona

14 Janar, 2026 10:13 am
Shpërtheu ndaj gjyqtarëve, dënohet Antonio Conte
Sport

Shpërtheu ndaj gjyqtarëve, dënohet Antonio Conte

14 Janar, 2026 9:33 am
Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe
-Kulturë

Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe

14 Janar, 2026 9:31 am
Përmbytjet, si paraqitet situata në Durrës
Aktualitet

Përmbytjet, si paraqitet situata në Durrës

14 Janar, 2026 9:27 am
Përmbytjet në Shkodër/ 760 hektarë të përmbytura, bie niveli i ujit në Obot
Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër/ 760 hektarë të përmbytura, bie niveli i ujit në Obot

14 Janar, 2026 9:10 am
Protestat në Iran/ Grupet e të drejtave të njeriut: Të paktën 2,571 të vdekur
Bota

Protestat në Iran/ Grupet e të drejtave të njeriut: Të paktën 2,571 të vdekur

14 Janar, 2026 9:07 am
Para
Verstappen fiton çmimin e madh të Hungarisë

Verstappen fiton çmimin e madh të Hungarisë

Rama në Rinas: Nga nesër do të kemi lexim dixhital të pasaportave

Rama në Rinas: Nga nesër do të kemi lexim dixhital të pasaportave

Rama kujton grabitjen në Rinas: Sot aeroporti është më i sigurt

Rama kujton grabitjen në Rinas: Sot aeroporti është më i sigurt

TE FUNDIT

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para
14 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se përmes hidrocentraleve, synon të shesë energji të rinovueshme në shtetet e Bashkimit Europian, përmes projektit...

Lexo më shumë

Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin

Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin
14 Janar, 2026

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki tha se Donald Trump është i vetmi udhëheqës botëror i aftë të ndalojë Vladimir Putinin nga kërcënimi ndaj Evropës....

Lexo më shumë

U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin

U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin
14 Janar, 2026

Policia vijon punën për gjeten dhe kapjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga...

Lexo më shumë

“Mbrojtës pedofilësh”, Trump i drejtohet punëtorit: F*** you

“Mbrojtës pedofilësh”, Trump i drejtohet punëtorit: F*** you
14 Janar, 2026

Një moment i shkurtër por i tensionuar ka ndodhur gjatë vizitës së Presidentit Donald Trump në fabrikën Ford Rouge në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com