Bota

SHBA dhe BE ndalojnë shpërndarjen e vaksinës Johnson & Johnson


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:06 - 14/04/21 |
Opi Nion

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve do të ndalojnë përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson në SHBA.

Pezullimi është i lidhur me gjashtë raste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët zhvilluan një sëmundje të rrallë të mpiksjes së gjakut dy javë pas vaksinimit.

Ndërkohë, Johnson & Johnson, specifikon se ka vendosur të shtyjë dërgesat e vaksinës të saj në Europë, me qëllim transparencën dhe vlerësimet në pritje nga Autoritetet Shëndetësore Evropiane. “Ne jemi duke shqyrtuar këto raste me autoritetet evropiane dhe kemi vendosur në mënyrë aktive të shtyjmë dërgesat në Evropë,” ka deklaruar Johnson & Johnson.

Ndërkohë, Komiteti i sigurisë i Agjencisë Evropiane të Barnave ka hetuar të gjitha raportet që lidhen me mpiksjen e gjakut tek njerëzit që kanë marrë vaksinën Johnson & Johnson.

“Tani për tani, nuk është e qartë nëse ekziston një lidhje shkakore. Zhvillimet e sotme po monitorohen nga afër nga EMA. Agjencia është në kontakt me FDA dhe rregullatorët e tjerë ndërkombëtarë dhe do të komunikojë më tej sa të përfundojë vlerësimi”, shkroi EMA.

Një person ndërroi jetë ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi morën vaksinën Johnson & Johnson, thanë autoritetet shëndetësore të SHBA-së, duke shpjeguar pse këshilluan një pauzë sa i takon vaksinimit me Johnson & Johnson./Opinion.al

Pas