Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA dërgon trupa në Afganistan për evakuimin e diplomatëve

2021/08/13 at 6:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA dërgon trupa në Afganistan për evakuimin e diplomatëve

Shtetet e Bashkuara po vendosin 3 mijë trupa amerikane në aeroportin e Kabulit për të ndihmuar në evakuimin e Ambasadës amerikane në Afganistan. Siç njofton korrespondentja diplomatike e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, disa vëzhgues e krahasojnë situatën me evakuimin që SHBA u bëri qytetarëve të saj nga Vietnami më 30 prill 1975.

Në kushtet e përparimit të talebanëve të cilët çdo ditë po marrin nën kontroll kryqytete provincash ndërsa forcat afgane të sigurisë dorëzohen, Departamenti amerikan i Shtetet të enjten doli me një njoftim.

“Në përputhje me rrethanat dhe situatën e sigurisë, ne po zvogëlojmë edhe më tej praninë tonë në Kabul. Në javët e ardhshme presim të kemi vetëm prani thelbësore diplomatike në Afganistan. Për të lehtësuar reduktimin, Departamenti i Mbrojtjes do të vendosë përkohësisht personel shtesë në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai. Sekretari Bilnken, së bashku me Sekretarin Austin, komunikuan me Presidentin Ghani për të koordinuar planet. Më lejoni të jem shumë i qartë për këtë: Ambasada mbetet e hapur dhe ne planifikojmë të vazhdojmë punën tonë diplomatike në Afganistan”, tha zoti Price.

Në një konferencë shtypi, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby dha më shumë detaje, duke thënë se pjesëtarë nga tre batalione këmbësorie do të jenë të parët që do të dërgohen në rajon.

“Ato tre batalione këmbësorie përbëhen nga afërsisht 3 mijë pjesëtarë dhe ata do t’u shtohen e trupave që ndodhen në Kabul. Për momentin atje kemi më shumë se 650 trupa. Këta 3 mijë do t’u bashkohen atyre”, tha zoti Kirby.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se tërheqja e personelit diplomatik nuk përcjell mesazhin e braktisjes tek populli afgan.

Por disa veteranë ushtarakë amerikanë dhe vëzhgues të tjerë thonë se kjo tërheqje e shpejtë u kujton atyre evakuimin poshtërues të amerikanëve të fundit nga tarraca e Ambasadës në Vietnamin e Jugut më 30 prill 1975, pasi Saigoni ra në duart e forcave komuniste të Vietnamit të Veriut. Para një muaji Presidenti Joe Biden hodhi poshtë krahasimin.

“Talebanët nuk janë Ushtria e Vietnamit të Veriut. Nuk krahasohen sa u përket mundësive. Në asnjë rrethanë nuk do të shihni njerëz që largohen nga Afganistani nga tarraca e ambasadës së Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Presidenti Biden vazhdimisht ka thënë se nuk ka zgjidhje ushtarake për luftën pothuajse 20 vjeçare në Afganistan ndërsa ka vlerësuar forcat amerikane për përmbushjen e misionit të tyre për të mposhtur Al-Kaidën dhe vrasjen e udhëheqësit terrorist, Osama bin Laden më 2011. Zoti Biden thotë se tani është koha që vetë afganët të mbrojnë vendin e tyre nga talebanët.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, nuk tha nëse Ambasada amerikane në Kabul do të qëndrojë e hapur në vendndodhjen e saj aktuale apo nëse do të lëvizë drejt aeroportit i cili pritet të mbrohet nga trupat amerikane./ VOA

Etiketa: afganistandiplomatetshba

Ju sugjerojmë

Si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë
Aktualitet

Si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë

6 Tetor, 2025 2:16 pm
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Berisha: PD mbështet Florian Binajn si kandidat të opozitës për Tiranën

6 Tetor, 2025 1:43 pm
Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë
Kronikë

Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë

6 Tetor, 2025 12:28 pm
Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE
Kryesore

Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE

6 Tetor, 2025 11:57 am
Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 38-vjeçari, e pësojnë dhe dy pasagjerët
Kronikë

Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 38-vjeçari, e pësojnë dhe dy pasagjerët

6 Tetor, 2025 11:51 am
Berisha pas daljes nga SPAK: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën
Kryesore

Berisha pas daljes nga SPAK: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën

6 Tetor, 2025 10:28 am
Stuhia e dëborës godet malin Everest, bllokohen 200 alpinistë, qindra evakuohen
Bota

Stuhia e dëborës godet malin Everest, bllokohen 200 alpinistë, qindra evakuohen

6 Tetor, 2025 10:08 am
Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar
Aktualitet

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar

6 Tetor, 2025 8:44 am
Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor
Kronikë

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

6 Tetor, 2025 8:40 am
Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt
Kryesore

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt

6 Tetor, 2025 8:37 am
Para
Zjarret, Kim: Tjetër shembull bashkëpunimi SHBA-BE në Shqipëri

Zjarret, Kim: Tjetër shembull bashkëpunimi SHBA-BE në Shqipëri

FDA autorizon dozën e tretë të vaksinës anti-COVID në SHBA

FDA autorizon dozën e tretë të vaksinës anti-COVID në SHBA

Rritet numri i viktimave dhe i të infektuarve me COVID-19 në Itali

Rritet numri i viktimave dhe i të infektuarve me COVID-19 në Itali

TE FUNDIT

Si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë

Si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë
6 Tetor, 2025

Florian Binaj do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 9 nëntorit. Komediani i njohur...

Lexo më shumë

Berisha: PD mbështet Florian Binajn si kandidat të opozitës për Tiranën

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
6 Tetor, 2025

Florian Binaj është kandidati i pavarur që do të mbështesë opozita për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Tiranës....

Lexo më shumë

Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë

Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë
6 Tetor, 2025

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar në Medelin të Kolumbisë. Mediat vendaseraportojnë se Artur Tushi , i dyshuar si narkotrafikant shqiptar...

Lexo më shumë

Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE

Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE
6 Tetor, 2025

Shqipëria po mirëpret sot Samitin dyditor të Procesit të Brdo-Brijunit, i cili po zhvillohet në Golem dhe drejtohet nga presidenti i Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com