Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: Depozitë deri në 15,000 dollarë për të marrë vizë

2025/08/06 at 9:29 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA: Depozitë deri në 15,000 dollarë për të marrë vizë

Qeveria e SHBA-së shtrëngon kërkesat për viza nga disa vende të caktuara.

Qytetarët e tyre që duan të shkojnë në SHBA si turistë ose për biznes duhet të paguajë një depozitë deri në 15,000 dollarë.

Qeveria e SHBA-së planifikon t’u kërkojë qytetarëve nga disa vende të caktuara që shkojnë atje si turistë ose për biznes që të paguajnë një depozitë deri në 15,000 dollarë kur marrin vizën.

Kjo masë synon të sigurojë që udhëtarët “të përmbushin kushtet e vizave të tyre dhe të largohen nga Shtetet e Bashkuara në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin zyrtar të Regjistrit Federal të SHBA-së.

Kjo masë hyn në fuqi më 20 gusht dhe do të testohet fillimisht si projekt pilot për rreth 12-muaj. Të prekur do të jenë qytetarë nga vende që kanë shkallë të lartë qëndrimesh të paligjshme pas skadimit të vizës.

Një raport i Departamentit të Sigurisë Kombëtare i vitit 2023 rendit Çadin, Eritrenë, Myanmarin, Jemenin dhe Haitin si vende të tilla.

Shtetasit e Visa Waiver Program nuk preken

Shtetasit e vendeve që marrin pjesë në Programin e Heqjes së Vizave (Visa Waiver Program) nuk preken nga rregulli i ri.

Ndër 42 vendet pjesëmarrëse në Programin e Heqjes së Vizave bëjnë pjesë shumica e vendeve të BE-së. Shtetasit e këtyre vendeve mund të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa vizë deri në 90 ditë.

Shuma e garancisë kompetencë e konsullatave

Sipas qeverisë së SHBA-së, shuma që duhet të paguhet si garanci do të vendoset nga punonjësit e konsullatave të SHBA-së, dhe ato mund të jenë 5,000, 10,000 ose 15,000 dollarë. Kush shkel kushtet e vizës nuk do t’i kthehen paratë e mbajtura si depozitë.

Dhe depozitat e mbajtura mund të përdoren për të mbuluar shpenzimet e qeverisë amerikane për procedurat e dëbimit.

Rregulli i ri është pjesë e masave të administratës së Trumpit për të ashpërsuar kërkesat për aplikantët për viza.

Ideja e garancisë për viza është propozuar edhe më parë, por Departamenti i Shtetit ka qenë kundër kësaj kërkese për shkak të procesit të ndërlikuar të depozitimit dhe kthimit të garancisë, si dhe për shkak të perceptimeve të gabuara që mund të krijohen në publik./DW

Ju sugjerojmë

Zjarr në jug të Francës/ Humb jetën një grua, 9 persona mbetën të lënduar
Bota

Zjarr në jug të Francës/ Humb jetën një grua, 9 persona mbetën të lënduar

6 Gusht, 2025 12:31 pm
Aksident tragjik në Fier, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Aktualitet

Aksident tragjik në Fier, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

6 Gusht, 2025 12:04 pm
VIDEO/Tabaku: Fermeri penalizohet rëndë nga TVSH në bujqësi. Ja propozimi i opozitës
Aktualitet

VIDEO/Tabaku: Fermeri penalizohet rëndë nga TVSH në bujqësi. Ja propozimi i opozitës

6 Gusht, 2025 12:01 pm
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Aktualitet

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

6 Gusht, 2025 11:52 am
KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik

6 Gusht, 2025 11:40 am
Botërori 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Letoni
Kryesore

Botërori 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Letoni

6 Gusht, 2025 11:30 am
Balla në Dibër: Të rinjtë, të denoncojnë çdo fenomen që i shqetëson për të parandaluar në kohë paligjshmërinë
Aktualitet

(VIDEO) Nëse hedh një bisht cigareje nga makina..Balla: Të shkaktosh zjarr, krim

6 Gusht, 2025 11:26 am
Armëpushimi me Hamasin/ Netanyahu dërgon negociatorë në Kajro, do të diskutohet për pengjet
Bota

Mbi 61 mijë palestinezë të vrarë/ Netanyahu flet për ofensivë më të zgjeruar në Gaza

6 Gusht, 2025 11:22 am
“Fole” prostitucioni në Durrës/2 shtetase kineze të arrestuara e 7 të tjerë në hetim
Aktualitet

“Fole” prostitucioni në Durrës/2 shtetase kineze të arrestuara e 7 të tjerë në hetim

6 Gusht, 2025 11:08 am
Hiroshima përkujton 80-vjetorin e bombardimit bërthamor
Bota

Hiroshima përkujton 80-vjetorin e bombardimit bërthamor

6 Gusht, 2025 10:53 am
Para
Seanca e konfirmimit në Senat për të emëruarin e zotit Trump për Sekretar Shteti

Rubio takohet sot me ministrin e Jashtëm të Serbisë në Departamentin e Shtetit

Mbante në banesë armë zjarri, pushkë dhe kapuç për maskim, arrestohet 21-vjeçari

Mbante në banesë armë zjarri, pushkë dhe kapuç për maskim, arrestohet 21-vjeçari

Kriteret për rimbursimin nga paga minimale

Rritet aktiviteti i biznesit në Shqipëri

TE FUNDIT

Zjarr në jug të Francës/ Humb jetën një grua, 9 persona mbetën të lënduar

Zjarr në jug të Francës/ Humb jetën një grua, 9 persona mbetën të lënduar
6 Gusht, 2025

Një zjarr ka përfshirë jugun e Francës, ku një grua humbi jetën e 9 të tjerë mbetën të lënduar. Lajmi...

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Fier, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Aksident tragjik në Fier, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
6 Gusht, 2025

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Levan të Fierit. Mësohet se dy automjete u përplasën...

Lexo më shumë

VIDEO/Tabaku: Fermeri penalizohet rëndë nga TVSH në bujqësi. Ja propozimi i opozitës

VIDEO/Tabaku: Fermeri penalizohet rëndë nga TVSH në bujqësi. Ja propozimi i opozitës
6 Gusht, 2025

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish për situatën e bujqësisë, duke...

Lexo më shumë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
6 Gusht, 2025

Rubrika “Ne, evropianët” na çoi këtë të martë, më 5 gusht, në Shqipëri apo El Doradon e re për pushuesit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com