Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/Biznesi i shqetësuar për ndikim negativ nga ndalimi i vizave të punës

2020/06/25 at 6:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
SHBA/Biznesi i shqetësuar për ndikim negativ nga ndalimi i vizave të punës

Urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump këtë javë për të zgjeruar më tej masat ndaluese ndaj kategorive të vizave për punonjës të huaj, me premtimin se po mbrohen 525 mijë vende pune për punonjësit amerikanë, u përshëndet nga activistët që kërkojnë kufizimin e imigracionit.


“Duke pasur parasysh interesat e fuqishme të nxitura nga fitimi që kërkojnë importimin e punonjësve të huaj … vendimi i së hënës ishte fitore e vërtetë,” shkruante Mark Krikorian, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studime mbi Imigracionin, një grup studimor, i cili synon të kufizojë numrin e imigrantëve në SHBA.

Por udhëheqës të biznesit dhe economist shqetësohen se zgjerimi i masave bllokuese ndaj punonjësve të huaj dëmton disa sektorë të ekonomisë, si dhe mund të dekurajojë punonjës të huaj të talentuar të përpiqen për të gjetur punë në SHBA në të ardhmen.

‘Keqinterpretim i madh’

“Kjo masë pasqyron keqinterpretimin e madh të administratës për mënyrën si funksionon ekonomia moderne amerikane dhe si ka funksionuar prej dekadash,” thotë Edward Alden, studiues në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington. “Vështirë t’i gjesh emër tjetër përveçse ‘injorancë’,” thotë zoti Alden.

Njoftimi i bërë përmes një proklamate presidenciale, zgjat deri në fund të vitit ndalimin e vënë në zbatim para disa muajsh ndaj atyre që kërkojnë viza imigracioni.

Gjithashtu, administrate do të ndalë një numër vizash për kategori të tjera jashtë imigracionit, deri në fund të dhjetorit, përfshirë viza për punonjës të kualifikuar, të cilët kërkohen nga industria teknologjike, apo viza të tjera që u japin mundësi kompanive të marrin punonjës nga jashtë.

Do të ndikohen edhe ata që vijnë në SHBA si punëtorë në bujqësi, si dhe vizat për studiues dhe të tjerë që vijnë për programe shkëmbimesh shkencore e kulturore, apo si dado.

Në proklamatën e tij, presidenti shprehet se vendimi është reagim në përgjigje të papunësisë masive që ka rezultuar nga pandemia.

“Në rrethanat e jashtëzakonshme të tkurrjes ekonomike nga COVID-29, disa programe që ofrojnë viza për punonjës të huaj përfaqësojnë kërcënim për punësimin e punonjësve amerikanë,” thuhej në proklamatë.

Proklamata u dënua gjerësisht nga grupe pro-biznesit dhe shoqata që përfaqësojnë industri të ndryshme.

“Proklamata është një përpjekje e rendë dhe e gjerë për të kufizuar imigracionin e ligjshëm,” shkruante në një deklaratë shefi ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Thomas Donohue. “Duke vënë njoftimin ‘Nuk jeni të mirëpritur’ për inxhinierë, informaticienë, infermierë dhe të tjerë, masa nuk e ndihmon, por e mban prapa vendin. Ndryshimet kufizuese në sistemin e imigracionit do t’i zhvendosin investimet dhe aktivitetin ekonomik jashtë vendit, do të ngadalësojnë rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të punës”.

‘Studime pas studimesh, pas studimesh’

Zoti Alden i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, shton “Ka studime, pas studimesh, pas studimesh, që tregojnë se duke tërhequr punonjës të talentuar, sidomos në fushat e shkencës e teknologjisë, nxitet novacioni. Nxitet produktiviteti. Të gjitha këto krijojnë më shumë vende të reja pune se sa marrin vende pune nga amerikanët. Ndikimi neto i kësaj mase do të jetë negativ për amerikanët, sidomos në sektorët më dinamikë të ekonomisë”.

Disa ekspertë kanë vënë në pikëpyetje ndikimin praktik të masës, sidomos në kushtet e kufizimit të udhëtimeve nga pandemia.

“Ndoshta administrata nuk e ka vënë re, por sistemi është i pezulluar, thuajse plotësisht, si rezultat i pandemisë,” thotë Daniel Costa, jurist për Institutin për Politika Ekonomike në Uashington.

“Duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të infeksioneve të reja në SHBA dhe vende të tjera, vështirë të imagjinohet se sistemi i imigracionit do të vihej në lëvizje në periudhën afat-shkrurtër,” shkruante zoti Costa në një analizë të martën.

“Edhe sikur të mos ishin vendosur masat ndaluese, në kushtet aktuale, a do të nxirreshin viza për imigrancion? Nuk ma merr mendja”.

Zoti Alden thotë se politika e re ka ndikim negativ përtej periudhës afat-shkurtër dhe mund të vazhdojë edhe në Presidenti Trump nuk i fiton zgjedhjet në nëntor.

Shumë specialistë të informatikës vijnë në SHBA me mendimin se do të ndërtojnë një jetë të re në këtë vend dhe sjellin me vete familjen.

Dëshira për Stabilitet

Edhe nëse proklamata e Presidentit Trump nuk rinovohet në fund të vitit dhe në janar vjen në Shtëpinë e Bardhë një administratë më e butë ndaj imigracionit, për dikë që donte të vendosej në Shtetet e Bashkuara ndryshimi nuk ofron ngushëllim. Një inxhinier i huaj prapë do të druhej se pas katër vjetësh mund të vijë një administratë e re që rivendos masa kufizuese. Ai do të kërkojë një vend me politika më të stabilizuara imigracioni.

“Për një inxhinier apo shkencëtar të talentuar, SHBA ofron shanset më të mira se çdo vend tjetër. Kjo i ka tërhequr këto talente prej vitesh. Por tani një sistem imigracioni që po bëhet më i ndërlikuar dhe i paparashikueshëm, e ndryshon ekuacionin,” thotë zoti Alden.

Eksperti shton se si rezultat, SHBA do të humbasin aftësinë për të tërhequr shumë njerëz të talentuar.

Megjithëse nuk ka prova që SHBA po has në vështirësi për të tërhequr punonjës të kualifikuar, zoti Alden thotë se ndikimi do të shihet më vonë.

“Duhet të mendojmë për ata që janë më të talentuarit, më të zgjuarit, ata që kanë mundësi të shkojnë edhe në vende të tjera pë punë. Ata do të fillojnë ta mendojnë më thellë zgjedhjen dhe mund të vendosin të shkojnë diku tjetër për të ndërtuar karrierën,” thotë ai./ VOA



Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Rindërtimi/ Këshilli Bashkiak vendos shembjen e 19 pallateve në Durrës

Rindërtimi/ Këshilli Bashkiak vendos shembjen e 19 pallateve në Durrës

Shqipëria në listën paraprake të vendeve që do lejohen të udhëtojnë në BE

Shqipëria në listën paraprake të vendeve që do lejohen të udhëtojnë në BE

OBSH: Shqipëria në listën e vendeve ku po rriten rastet me koronavirus

OBSH: Shqipëria në listën e vendeve ku po rriten rastet me koronavirus
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com