Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: Asnjë tregues se provat bërthamore ruse janë aktivitet i kamufluar për dislokim

2022/10/27 at 8:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA: Asnjë tregues se provat bërthamore ruse janë aktivitet i kamufluar për dislokim

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk kanë vënë re ndonjë të sinjal që tregon se stërvitjet vjetore të forcave bërthamore të Rusisë mund të jenë një “aktivitet i kamufluar” me synimin vendosjen në gjendje gatishmërie të këtyre armëve, tha të enjten Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Presidenti rus Vladimir Putin vëzhgoi të mërkurën një pjesë të stërvitjeve të ashtuquajtura “Grom”, të forcës strategjike bërthamore të Rusisë, gjatë të cilave Moska tha se u kryen prova me raketa balistike ndërkontinentale “Yars”, nëndetëseve dhe aeroplanëve strategjikë bombardues “Tupolev”.

Stërvitjet shihen si një sfidë e mundshme për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Presidenti rus Putin ka shkaktuar paqartësi lidhur me qëllimet e tij, pasi kërcënoi me përdorim të armëve bërthamore për të mbrojtur Rusinë, në kuadër të sulmit të tij kundër Ukrainës.

Megjithatë, zyrtarët perëndimorë shprehin besimin në aftësitë e vendeve të tyre për të zbuluar nëse Rusia mund të ndërmarrë veprime konkrete për përdorimin e një arme të tillë.

Sekretari Austin nuk u shpreh i shqetësuar, në komentet e shkurtra për gazetarët lidhur me këtë çështje.

“Nuk kemi parë asgjë që do të na bënte të besojmë, deri tani, se ky është një lloj aktiviteti i kamufluar”, tha ai.

Ndërsa forcat ukrainase po përparojnë në provincën e Khersonit të pushtuar nga Rusia, gjë që do të shënonte një disfatë të madhe për Moskën, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu telefonoi zotin Austin të dielën dhe akuzoi Kievin se po planifikon kryerjen e një sulmi me bombë me përmbajtje radioaktive.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, tha se këto akuza janë një tregues se Moska është ajo që po planifikon një sulm të tillë.

Ndërkohë vijon të qarkullojnë pikëpyetje nëse Moska mund të përdorë një armë taktike bërthamore.

Zoti Austin tha se nuk beson se Vladimir Putini ka vendosur të përdorë një arme të tillë dhe nuk pranoi të japë hollësi për përgjigjen e mundshme të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj nëse Moska ndërmerr një sulm të tillë.

“Ne kemi qenë shumë të qartë që në fillim, se do të shihni një përgjigje domethënëse nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Komentet e zotit Austin bëhen në të njëjtën ditë me publikimin e disa dokumenteve nga Pentagoni mbi strategjin e re bërthamore, ku ndër të tjera thuhet se SHBA do të ndalë prodhimin e raketave bërthamore me vetëdrejtim që lëshohen nga deti.

I pyetur se çfarë mesazhi çon ky vendim në Moskë dhe Pekin, zoti Austin u tha gazetarëve se vendi ka kapacitete të mjaftueshme në inventarin bërthamor.

“Nuk mendoj se kjo i dërgon ndonjë mesazh Putinit”, tha zoti Austin ndërsa shtoi se “ai e di se cilat janë kapacitetet tona”.

Ju sugjerojmë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Armatosja e NATO-s nuk paraqet kërcënim për Rusinë

19 Qershor, 2025 9:33 am
Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit
Bota

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit

19 Qershor, 2025 9:21 am
FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë
Aktualitet

FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë

19 Qershor, 2025 9:05 am
Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet
Aktualitet

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet

19 Qershor, 2025 8:55 am
Peshku, qumështi, mishi dhe patatja me rritjen më të lartë të çmimeve në prill
Aktualitet

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

19 Qershor, 2025 8:50 am
Izraeli raporton për dëme të mëdha në një spital pas sulmeve iraniane
Bota

Izraeli raporton për dëme të mëdha në një spital pas sulmeve iraniane

19 Qershor, 2025 8:38 am
Çfarë ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?
Bota

Çfarë ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

19 Qershor, 2025 8:30 am
Banorë të Teheranit dhe Jerusalemit rrëfehen për jetën mes përshkallëzimit të luftës
Bota

Banorë të Teheranit dhe Jerusalemit rrëfehen për jetën mes përshkallëzimit të luftës

19 Qershor, 2025 8:27 am
Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji
Aktualitet

Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji

19 Qershor, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 qershor 2025

19 Qershor, 2025 8:15 am
Para
Ukraina njofton sulme të reja nga Moska ndaj infrastrukturës energjetike

Ukraina njofton sulme të reja nga Moska ndaj infrastrukturës energjetike

Parlamenti rus voton largimin nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Putin: Kemi hyrë në dekadën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore

Mësuesja e gjuhës godet shtazërisht nxënësin në klasë

Mësuesja e gjuhës godet shtazërisht nxënësin në klasë

TE FUNDIT

Putin: Armatosja e NATO-s nuk paraqet kërcënim për Rusinë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
19 Qershor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se përpjekja e NATO-s për të rritur shpenzimet për mbrojtje nuk është “kërcënim” për Rusinë....

Lexo më shumë

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit
19 Qershor, 2025

Është e qartë se qëllimi i sulmeve izraelite ndaj Iranit është shkatërrimi i programit bërthamor. Objektet në Natanz, Isfahan dhe...

Lexo më shumë

FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë

FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë
19 Qershor, 2025

FAST Albania ka kontribuon në një tjetër operacion të rëndësishëm ndërkombëtar, të koordinuar nga rrjeti ENFAST. Falë informacionit të siguruar...

Lexo më shumë

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet
19 Qershor, 2025

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, vijon edhe sot në Tiranë, me vëmendje të lartë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com