Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ Arrin në 40.7 milionë numri i kërkesave për pëfitimet e papunësisë

2020/05/28 at 6:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
SHBA/ Arrin në 40.7 milionë numri i kërkesave për pëfitimet e papunësisë

Aplikimet për të marrë përfitimet e papunësisë në Shtetet e Bashkuara shënuan rënie përsëri në javën e kaluar, thuhet në raportin e Departamentit të Punës të publikuar të enjten, ndërsa disa punëdhënës filluan të rihapin bizneset që i mbyllën për shkak të masave kufizuese ndaj pandemisë së koronavirusit.


Megjithatë, 2.1 milionë njerëz të tjerë aplikuan për të marrë përfitimet e papunësisë pasi u pushuan nga puna. Bizneset vazhdojnë të pushojnë njerëz nga puna për shkak të rënies së kërkesave për produkdet ose shërbimet e tyre për shkak të pamdemisë së koronavirusit.

Në përgjithësi, që nga mesi i marsit, 40.7 milionë punëtorë kanë aplikuar për të marrë përfitimet e papunësisë, gati një e katërta e fuqisë punëtore amerikane, që përbëhet nga më shumë se 164 milionë vetë.

Megjithatë, numri i tanishëm i njerëzve të papunë nuk është i qartë pasi një pjesë e atyre që kanë aplikuar për të marrë përfitimet e papunësisë në javët e mëparshme, tani janë thirrur përsëri në punë nga punëdhënësit e tyre. Guvernatorët e 50 shteteve kanë filluar të lehtësojnë masat kufizuese duke lejuar hapjen e bizneseve.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara arriti në 100,000 të mërkurën dhe ekspertët e shëndetësisë parashikojnë se dhjetra mijëra të tjerë do të vdesin në muajt e ardhshëm. Por Presidenti Donald Trump, i cili pritet të përballet me ish Nënpresidentin Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, po parashikon një rimëkëmbje të fortë ekonomike të vendit.

“Shtetet duhet të hapen sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha Presidenti Trump në Twitter këtë javë ndërsa tregjet e aksioneve shënuan rritje të ndjeshme. “Tranzicioni në rritje të madhe filloi përpara afatit. Do të ketë ulje-ngritje, por viti i ardhshëm do të jetë një nga më të mirët! ”

Por koronavirusi ka pasur një efekt të madh në ekonominë amerikane, me 27 kompani që tashmë kanë dorëzuar aplikacionet e falimentimit në maj dhe disa kompani të tjera që tashmë kanë njoftuar mbylljen e përhershme.

Shkalla zyrtare e papunësisë në prill ishte 14.7 për qind, dhe këshilltarët ekonomikë të Presidentit Trump pranuan se shifra e majit, kur ajo të shpallet në fillim të qershorit, ka të ngjarë të jetë 20 për qind ose më e lartë. Ata thonë se shkalla e papunësisë mund të qëndrojë në nivelin dyshifror deri në ditën e zgjedhjeve më 3 nëntor dhe mund të jetë në nivelin rreth 10 për qind në fund të vitit 2021.

Qeveria në fillim tha se ekonomia e vendit shënoi rënie me nivel 4,8 për qind në tremujorin e parë, por ky vlerësim ishte bërë para se të dihej ndikimi i plotë i pandemisë. Ajo ngriti në 5 për qind nivelin e rënies të enjten dhe ekonomistët presin një rënie të mëtejshme në tremujorin prill-qershor.

Larry Kudlow, drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, i tha gazetës Washington Post së fundmi se ekzistojnë disa “shkëndija të vogla shprese” në lidhje me ekonominë. Por ai gjithashtu pranoi vështirësitë e vazhdueshme që pandemia e koronavirusit po paraqet për ekonominë më të madhe të botës.

“Është vërtet e vështirë të krijosh një model parashikimi për një virus, një pandemi të parmasave të pa para në 100 vjet,” tha Kudlow. “Shifrat që vijnë nuk janë të mira. Në fakt, ato janë shumë të këqija në shumicën e rasteve. Por ne po shohim disa shkëndija, ndoshta … kemi një situatë shumë të rëndë. Ka shumë vështirësi, vuajtje dhe ankth”.

Një numër shtetesh ende kanë në fuqi udhëzimin e distancimit fizik prej të paktën dy metrash midis njerëzve në dyqane dhe disa dyqane të mëdha të shitjes me pakicë u kërkojnë punonjësve dhe klientëve të tyre të veshin maska. Disa guvernatorë janë duke u kërkuar restoranteve që të operojnë me kapacitet të përgjysmuar.

Por, në shtetet e tjera, kufizimet janë hequr në mënyrë të konsiderueshme dhe turmat janë shfaqur shpejt për të rifilluar jetën, duke bërë pazar apo duke shijuar plazhet e Atlantikut dhe Paqësorit, shpesh duke injoruar këshillat e ekspertëve të shëndetësisë për distancim fizik dhe përdorim të maskave.

Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell ka paralajmëruar se ekonomia amerikane mund të përballet me një recesion shumë-vjeçar nëse nuk ndahen më shumë fonde për të ndihmuar punonjësit amerikanë. Ai tha se 40 për qind e familjeve amerikane që fitojnë më pak se 40,000 dollarë në vit humbën vendet e tyre të punës në mars.

Por Presidenti Trump dhe ligjvënësit republikanë kanë shprehur hezitim në miratimin e një pakete tjetër financiare nga qeveria për kornoavirusin, deri sa të shihen efektet e ndihmës ekonomike tashmë të miratuar.

Punëtorët amerikanë që apikojnë për të marrë përfitimet e papunësisë normalisht paguhen pak më pak se gjysma e pagave të tyre normale. Por këto pagesa aktualisht janë duke u shtuar gjatë pandemisë me një shumë prej 600 dollarësh në javë nga qeveria federale për katër muaj, deri në korrik.

Kulmi i aplikimeve për të marrë përfitimet e papunësisë ka të ngjarë të ketë arritur në fund të marsit me 6.9 milionë kërkesa të dorëzuara.

Ritmi i përjavshëm i aplikimeve për përfitimet e papunësisë ka shënuar rënie në 10 javët e fundit, por miliona kërkesat për të marrë përfitimet e papunësisë janë akoma të pashembullta në historinë dhjetra vjeçare ekonomike të Shteteve të Bashkuara, që nga periudha e Depresionit të Madh të viteve 1930. Numri i aplikimeve për përfitimet e papunsisë ka tejkaluar ndjeshëm ato recesionit të madh në vitet 2008-2009./ VOA



Ju sugjerojmë

Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet
Bota

Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet

6 Shkurt, 2026 10:27 am
Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë
Bota

Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë

6 Shkurt, 2026 10:24 am
Atentat në Moskë ndaj gjeneralit rus
Bota

Atentat në Moskë ndaj gjeneralit rus

6 Shkurt, 2026 10:20 am
Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar
Kronikë

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

6 Shkurt, 2026 8:57 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

6 Shkurt, 2026 8:55 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

6 Shkurt, 2026 8:54 am
“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
Sport

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

5 Shkurt, 2026 10:36 pm
Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
-U tha në Opinion

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

5 Shkurt, 2026 10:01 pm
Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
-U tha në Opinion

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

5 Shkurt, 2026 9:32 pm
Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
Kryesore

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

5 Shkurt, 2026 8:47 pm
Para
COVID-19/ Përmirësohet situata në Spanjë, 1 viktimë në 24 orët e fundit

COVID-19/ Përmirësohet situata në Spanjë, 1 viktimë në 24 orët e fundit

Dy muaj në ”karantinë”, ja kur nis punën KPK

Dy muaj në ”karantinë”, ja kur nis punën KPK

Prokuroria kundër përgjimeve pa autorizim,reagon KSHH: Cenon pavarësinë…

Prokuroria kundër përgjimeve pa autorizim,reagon KSHH: Cenon pavarësinë...
















TE FUNDIT

Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet

Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet
6 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, lançoi faqen e internetit të shitjes së barnave direkt te konsumatori, TrumpRx.org, si pjesë e...

Lexo më shumë

Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë

Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë
6 Shkurt, 2026

Dokumente të reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA hedhin dritë mbi interesin e financierit të diskredituar Jeffrey...

Lexo më shumë

Atentat në Moskë ndaj gjeneralit rus

Atentat në Moskë ndaj gjeneralit rus
6 Shkurt, 2026

Një gjeneral i lartë i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake ruse është plagosur rëndë pas një atentati me armë zjarri në...

Lexo më shumë

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar
6 Shkurt, 2026

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona, banues në Tiranë. Ata kishin përshtatur një ambient në banesën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com