Bota

SHBA akuzon Iranin për sulmet me dronë në rafineritë saudite të naftës


               Publikuar në : 08:18 - 15/09/19 |
Al Do

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo ka fajësuar Iranin për sulmet me dronë të së shtunës në rafineritë e naftës saudite.

Ai hodhi poshtë një pretendim të rebelëve Huthi në Jemen, se ata kishin sulmuar dy objektet, të drejtuara nga ndërmarrja shtetërore Aramco.

“Teherani është pas 100 sulmeve ndaj Arabisë Saudite ndërsa Rouhani dhe Zarif pretendojnë se po angazhohen në diplomaci. Mes gjithë thirrjeve për mos-përshkallëzim të situatës, Irani tani ka filluar një sulm të paprecedent mbi furnizimin me energji të botës. Nuk ka asnjë provë se sulmet erdhën nga Jemeni” tha Pompeo.

Ministri i energjisë i Arabisë Saudite tha se sulmet kishin ulur prodhimin e naftës së papërpunuar me 5.7 milion fuçi në ditë – rreth gjysmën e prodhimit të mbretërisë.

Nëse rebelët ishin përgjegjës për sulmet, dronët e tyre do të duhej të fluturonin qindra milje nga Jemeni në Arabinë Saudite qendrore.

Ndërkohë ekspertët po hetojnë nëse sulmet mund të ishin kryer nga veriu – qoftë nga Irani ose aleatët e tij shiitë në Irak – duke përdorur raketa të telekomanduara në vend të dronëve, raporton Wall Street Journal.

Specialistët thonë se këto goditje do të kenë një ndikim të rëndësishëm në çmimet botërore të naftës.

Rafineria e pare e sulmuar ishte ajo në Abqaiq fabrika më të madhe të përpunimit të naftës Aramco, ndërsa një sulmi i dytë me dronë goditi fushën e naftës Khurais.

Tensionet midis SHBA dhe Iranit janë përshkallëzuar gjatë muajve të fundit. pasi Presidenti amerikan Donald Trump braktisi një marrëveshje që kufizonte aktivitetet bërthamore të Iranit vitin e kaluar dhe rivendosi sanksionet.

Sauditët udhëheqin një koalicion ushtarak të mbështetur nga perëndimi që mbështet qeverinë e Jemenit, ndërsa Irani mbështet rebelët Huthi. /Opinion.al

Pas