Bota

SHBA akuza 2 ish-punonjësve të Twitterit:Kanë spiunuar për Arabinë Saudite


               Publikuar në : 13:12 - 07/11/19 |
el ida

Ahmad Abouammo, shtetas amerikan dhe Ali Alzabarah nga Arabia Saudite, dy ish-punonjës të rrjetit social, Twitter janë akuzuar nga Shtetet e Bashkuara se kanë spiunuar për Arabinë Saudite.

Në akuzat e ngritura në San Francisko dyshohet se agjentët sauditë kanë kërkuar informacion personal për përdoruesit e Twitterit, duke përfshirë edhe kritikët e njohur të qeverisë saudite.

E përditshmja amerikane, “The New York Times” ka thënë se kjo është hera e parë që qytetarë sauditë janë akuzuar për spiunim brenda Shteteve të Bashkuara.

Arabia Saudite njihet si shtet aleat i Shteteve të Bashkuara në Lindje të Mesme. Presidenti amerikan, Donald Trump ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me mbretërinë saudite, pavarësisht se kjo e fundit është gjykuar ndërkombëtarisht për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi vitin e kaluar gjatë një vizite në konsullatën saudite në Stamboll./Opinion.al

Pas