Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: Agresioni rus ndaj Ukrainës vë në pah urgjencën për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor 

2023/11/18 at 10:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
SHBA: Agresioni rus ndaj Ukrainës vë në pah urgjencën për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor 

Agresioni i Rusisë në Ukrainë vë në pah urgjencën dhe rëndësinë e punës së Uashingtonit për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor që të arrijnë aspiratat e tyre për integrim evropian dhe anëtarësim në institucionet euroatlantike. 

Kështu tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë në pyetjen nëse SHBA-ja ndan shqetësimin me Bashkimin Evropian sa i përket një deklarate të bërë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë se Moska dëshiron të nxisë konflikt në Ballkanin Perëndimor. 

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të gjitha shtetet në Evropë, kanë një interes të madh në rezultatin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, luftë që kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Prandaj, është thelbësore që ne të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku përballë agresionit të Rusisë”, tha zëdhënësi i DASH-it. 

Më herët gjatë javës, Zelensky deklaroi për mediat afrikane se ai ka prova të synimeve të Moskës për të nisur një luftë midis shteteve të Ballkanit Perëndimor. 

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. [Së pari kemi pasur] Lindjen e Mesme – shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, tha Zelensky më 15 nëntor. 

“Raportet e tyre [të shteteve të Ballkanit Perëndimor] janë në krizë që një kohë të gjatë. Prandaj, Rusia do të investojë që të sigurohet që një shtet i Ballkanit [do të jetë] në luftë me një shtet tjetër”, shtoi ai. 

Për synimet e tilla të Moskës u pajtua edhe BE-ja. Zëdhënës i BE-së, Peter Stano deklaroi se blloku për një kohë të gjatë ka thënë se Rusia po bën përpjekje për të ushtruar ndikim malinj edhe në Ballkanin Perëndimor. 

“Pra, po, ky është shqetësimi që ne e ndajmë dhe ky nuk është shqetësim i ri, por shqetësim që ka qenë me ne për një kohë. Ne në këtë pikë pajtohemi me presidentin e Ukrainës dhe e dimë që Rusia po bën gjithçka që mundet që të mbjellë pakënaqësi, jo stabilitet politik, ndikim të huaj, manipulim informatash dhe tjera”, deklaroi Stano të premten, më 17 nëntor. 

DASH tha se Uashingtoni po punon me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe me partnerët evropianë, që të avancohet qeverisja, sundimi i rendit dhe ligjit dhe të kryen reformat kundër korrupsionit “që do të pakësojnë mundësinë për ndikimin malinj rus dhe të sjellin paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet për rajonin”. 

“Sanksionet e shpallura nga Departamenti i Shtetit dhe i Thesarit të enjten synojnë pikërisht këtë problem, ndërlidhjen e ndikimit malinj rus dhe korrupsionit. Që të dyja këto pengojnë përpjekjet e rajonit për të lëvizur drejt anëtarësimit në BE dhe drejt një të ardhme më prosperuese”, tha zëdhënësi i DASH-it në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë. 

Ai iu referua sanksionimit të dhjetë personave dhe disa kompanive nga Ballkani Perëndimor të lidhur me ndikimin e Kremlinit në rajon. Në mesin e tyre janë Savo Cvijetinoviç, Petar Gjokiç dhe Dushko Peroviç nga Bosnja e Hercegovina; Miodrag Davidoviç dhe Branisllav Miqunoviq nga Mali i Zi; Ratka Kunoska Kamceva, Irina Samsonenko dhe Sergey Samsonenko nga Maqedonia e Veriut; dhe Misha Vaciç e Nenad Popoviç nga Serbia. 

Edhe në të kaluarën, SHBA-ja ka sanksionuar individë në Ballkanin Perëndimor për lidhjet e tyre me Rusinë. Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurtin e vitit të kaluar. Përveç Serbisë, të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, u janë bashkuar sanksioneve evropiane të vendosura ndaj Moskës për shkak të luftës ndaj Kievit. Autoritetet në Kosovë në të kaluarën kanë akuzuar Rusinë se po e nxit aleaten e saj, Serbinë, që të destabilizojë Kosovën. Por, këto akuza janë hedhur poshtë nga Moska. 

Po ashtu, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se autoritetet po hetojnë përfshirjen e mundshme të Rusisë në këtë sulm, që Kosova e konsideron terrorist dhe e fajëson Serbinë për të. 

Sveçla ka deklaruar se armë ruse dhe dokumente të tjera që janë gjetur në Banjskë, sugjerojnë për përfshirjen ruse në sulmin ku u vra një polic i Kosovës. Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues serbë. 

Ju sugjerojmë

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
-U tha në Opinion

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

9 Maj, 2025 11:04 pm
Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
-U tha në Opinion

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

9 Maj, 2025 10:50 pm
Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
-U tha në Opinion

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

9 Maj, 2025 10:32 pm
Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
-U tha në Opinion

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

9 Maj, 2025 10:31 pm
Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
-U tha në Opinion

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

9 Maj, 2025 10:18 pm
Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
Kryesore

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…

9 Maj, 2025 9:55 pm
PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!
Politikë

PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!

9 Maj, 2025 9:24 pm
Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet
Kryesore

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet

9 Maj, 2025 9:16 pm
Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

9 Maj, 2025 9:11 pm
Rama në takimin e fundit me socialistët: 78 mandate janë 100% të sigurta!
Kryesore

Rama në takimin e fundit me socialistët: 78 mandate janë 100% të sigurta!

9 Maj, 2025 9:03 pm
Para
Horoskopi, 1 shtator 2023

Horoskopi, 19 Nëntor 2023

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023

Parashikimi i motit, 19 Nëntor 2023

Hyjnë kamionët me naftë në Gaza, Netanyahu: Militantët e Hamasit, të vdekur që ecin

Hyjnë kamionët me naftë në Gaza, Netanyahu: Militantët e Hamasit, të vdekur që ecin

TE FUNDIT

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është ndalur edhe tek pensionet, për të cilat është...

Lexo më shumë

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
9 Maj, 2025

Kryesocialisti Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një...

Lexo më shumë

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, nga ku ai duhet të...

Lexo më shumë

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
9 Maj, 2025

Pasaporta europiane është një nga pikat kyçe të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, me premtimin se  është rruga e vetme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com