Bota

SHBA/27-vjeçarja shqiptare vritet në makinë në prani të fëmijëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:25 - 01/08/21 |
Opi Nion

Policia e Floridas është duke hetuar rastin e një gruaje që u gjet e vdekur në makinën e saj me dy fëmijë të ulur në sediljen e pasme. Viktima është një 27-vjeçare  shqiptare, e quajtur Joana Peca.

Oficerja e Informacionit Publik të Departamentit të Policisë në Shën Petersburg, Sandra Bentil tha se një telefonatë në numrin 911 mbërriti rreth orës 5:30 pasdite duke sinjalizuar për një person të qëlluar në bllokun 100 të Rrugës 60 në Jug.

Kur oficerët mbërritën, Bentil tha se gjetën 27-vjeçaren Joana Peca të vdekur brenda në makinë, me një plagë të dukshme, shkaktuar nga armë zjarri. Dy fëmijët e vegjël të Pecës ishin gjithashtu në makinë, të padëmtuar, por të tmerruar, sipas policisë.  “Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre,” tha Bentil./Opinion.al

 

Pas