Autoritetet në Oklahoma arritën të kthejnë në shtëpi shëndoshë e mirë një djalë 2-vjeçar, i cili u “grabit” gabimisht nga një hajdut, i cili kishte si synim makinën e prindërve të tij.
Policia e Lawton thotë se nëna e fëmijës ishte brenda një restoranti duke marrë ushqimin kur një burrë mori makinën e saj dhe u largua. Fëmija ishte në sediljen e pasme në atë moment.
Zëdhënësi i policisë së Lawton, rreshteri Chris Blessing thotë se atij iu deshën 20 minuta për të arritur në vendngjarje pasi mori telefonatën për ndihmë. Në momentin që ai mbërriti, makina u gjet e braktisur.
Zyrtarët thonë se 2-vjeçari u ribashkua me nënën.
“E rëndësishme është që fëmija është gjetur i sigurt dhe asgjë tjetër nuk ka ndodhur”- tha Blessing.
Hetimi pritet të vazhdojë të mërkurën.