Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ 1.3 trilionë dollarë për koronavirusin, Pelosi: Nuk mjafton

2020/08/29 at 9:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA/ 1.3 trilionë dollarë për koronavirusin, Pelosi: Nuk mjafton

Presidenti Donald Trump është i gatshëm të nënshkruajë një paketë lehtësuese ndaj pasojave të koronavirusit prej 1.3 trilionë dollarësh, njoftoi të premten një ndihmës i lartë i tij, por kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se shuma nuk ishte e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e popullit amerikan. Trump tha më vonë se zonja Pelosi ishte e interesuar vetëm për shtetet e drejtuara nga demokratët, duke hedhur dyshime mbi mundësitë për të ringjallur bisedimet e ngecura për miratimin e një pakete të re stimuluese për ekonominë e vendit.

Shifra e re u paraqit nga shefi i Personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadows, çka shënon një rritje prej 300 miliardë dollarësh nga oferta fillestare e Shtëpisë së Bardhë dhe e Senatit të udhëhequr nga republikanët prej 1 trilion dollarësh. Pas tre javësh, bisedimet në Kongres ndaluan pa një marrëveshje mbi paketën që do të ndihmonte amerikanët të cilët po vuajnë pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Zoti Meadows tha se Presidenti republikan ishte “tashmë i gatshëm të nënshkruajë një paketë prej 1.3 trilionë dollarësh”. Por disa orë më vonë, nëpërmjet një deklarate zonja Pelosi përsëriti thirrjen e saj për një shumë prej 2.2 trilionë dollarësh duke shtuar se oferta e zotit Meadow nuk do të plotësonte nevojat e punonjësve dhe familjeve amerikane. Pelosi tha ndër të tjera se republikanët “po hedhin poshtë fondet e nevojshme për testimin dhe gjurmimin për të ndalur përhapjen e virusin dhe rihapjen e sigurt të shkollave dhe ekonomisë”.

I pyetur në lidhje me bisedimet mes zonjën Pelosi dhe zoti Meadow mbi një tjetër paketë stimuluese, zoti Trump u tha gazetarëve në bordin e avionit presidencial Air Force One gjatë një udhëtimi për në Uashington nga New Hampshire se: “përshtypja ime është që ajo dëshiron të mos e miratojë paketën, por gjithçka që ajo do është të shpëtojë nga problemet financiare shtetet demokrate të qeverisura keq”. Trump tha se një paketë tjetër stimuluese do të ishte një gjë e mirë.

Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët miratoi në maj një projektligj për lehtësimin e pasojave të koronavirusit, prej 3.4 trilionë dollarësh, i cili nuk u shqyrtua nga Senati i udhëhequr prej republikanët.

Pelosi tha të enjten pas një telefonate 25 minutëshe me zotin Meadow se demokratët janë të gatshëm të zbresin deri në 2.2 trilionë dollarë dhe kërkoi që administrata Trump ta pranojë këtë shifër përpara rifillimit të negociatave.

Ju sugjerojmë

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt
Bota

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

14 Tetor, 2025 3:16 pm
OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara
Bota

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara

14 Tetor, 2025 2:46 pm
Pamje tronditëse nga Gaza, Hamas ekzekuton 7 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë
Bota

Pamje tronditëse nga Gaza, Hamas ekzekuton 7 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë

14 Tetor, 2025 2:45 pm
Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE
Aktualitet

Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE

14 Tetor, 2025 1:56 pm
Drafti i Kodit Penal, Çela kritika: Fakti se është i vjetër nuk është argument
Aktualitet

Drafti i Kodit Penal, Çela kritika: Fakti se është i vjetër nuk është argument

14 Tetor, 2025 1:32 pm
Rritje e kriminalitetit në Shqipëri, Çela: Tirana numrin më të lartë të krimeve
Aktualitet

Rritje e kriminalitetit në Shqipëri, Çela: Tirana numrin më të lartë të krimeve

14 Tetor, 2025 1:27 pm
Trump nuk përjashton mundësinë e hetimit të Bidenit: Gaboi që nuk fali veten
Bota

Gaza/ Biden përgëzon Trump për planin e paqes

14 Tetor, 2025 12:58 pm
Shqipëri-Serbi, UEFA konfirmon stadiumin për duelin
Aktualitet

Sot ndeshja Shqipëri–Jordani, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

14 Tetor, 2025 12:53 pm
Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi
Kronikë

Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi

14 Tetor, 2025 12:51 pm
Para
Aplikacioni për Covid-19 ju vjedh të dhënat personale

Aplikacioni për Covid-19 ju vjedh të dhënat personale

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 6 viktima dhe 131 raste të reja

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 6 viktima dhe 131 raste të reja

Messi bën ndryshimin e madh në pamje, ja si duket

Messi në “luftë” me Barcelonën, Guardiola zbarkon në qytet

TE FUNDIT

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
14 Tetor, 2025

Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau duket se nuk po e fshehin më lidhjen e...

Lexo më shumë

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt
14 Tetor, 2025

Izraeli po tërhiqet ngadalë nga Rripi i Gazës. Njerëzit që po kthehen në shtëpitë e tyre përballen me rrënoja dhe...

Lexo më shumë

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara
14 Tetor, 2025

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili aktualisht po vlerëson nevojat për rindërtim në Gaza, thotë se...

Lexo më shumë

Pamje tronditëse nga Gaza, Hamas ekzekuton 7 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë

Pamje tronditëse nga Gaza, Hamas ekzekuton 7 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë
14 Tetor, 2025

Pamjet e publikuara të hënën mbrëma ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare.  Luftëtarët e Hamasit në Qytetin e Gazës kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com