Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sharra nuk pranon më dhera, paralizohet ndërtimi në Tiranë

2025/02/01 at 4:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sharra nuk pranon më dhera, paralizohet ndërtimi në Tiranë

Industria e ndërtimit në Tiranë ka hyrë në ngërç për shkak se landfilli i Sharrës, i vetmi vend ku ndërtuesit duhet të depozitojnë dherat, nuk ka më hapësirë. Kjo ka sjellë pezullimin e shumë projekteve ndërtimore duke dëmtuar sipërmarrjet, duke kërcënuar mijëra vende pune dhe duke krijuar një situatë absurde pasi ndërtuesit nuk mund të gërmojnë sepse nuk kanë ku t’i dërgojnë dherat.

Erjon Harizi: Dhe sot jemi në një paradoks, pavarësisht tarifave, pavarësisht vendit, sot Bashkia e Tiranës nuk lidh më kontrata me ndërtuesit, duke sjellë pezullimin e ndërtimit në Tiranë për më shumë se 2 muajsh.

Shoqata e Ndërtuesve që ka ngritur alarmin, kërkon zgjidhje alternative si hapja e vendgrumbullimeve të reja, të cilat mund të krijohen lehtësisht dhe pa probleme për mjedisin për shkak se nuk bëhet fjalë për mbetje urbane apo të kontaminuara.

Erjon Harizi: Ne në bisedat që kemi pasur me organet kompetente kemi kërkuar që Tiranës i duhen të paktën 3 ose 4 landfille të tjera. Nuk kushton asgjë, nuk është që do ndonjë para të madhe që për vend-depozitime të mallrave të pakontaminuar të krijohen në çdo anë të horizontit të Tiranës 2 ose 3 pika landfilli të kontrolluara, sigurisht nga Bashkia e Tiranës. Pra mund të jetë në pronësi të Bashkisë së Tiranës, mund të jepet me koncesion, kjo gjë do ta zgjidhte më së miri këtë problem. Bashkia nuk ka zgjidhje: o aty o s’ka vend tjetër. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje për këtë.

Shoqata e Ndërtuesve thotë se në përpjekje për të çuar përpara projektet sipas afateve për të mos shkelur kontratat pasi kjo do të sillte kosto, si dhe për të shmangur një falimentim të mundshëm, ndërtuesit kanë tentuar të përdorin vend-depozitime të tjera, por janë penguar nga autoritetet, të cilat njohin vetëm landfillin e Sharrës si vend-depozitimi.

Erjon Harizi: Handikapi tjetër është që edhe nëse vetë ndërtuesit për dherat, gjithmonë të pakontaminuar, që nuk janë mbetje urbane, gjejnë një vend depozitimi tjetër, këtu pastaj del problemi që Policia e Rendit, natën, ditën, e ka kthyer këtë në një gjueti shtrigash, duke bllokuar mjetet, duke krijuar një presion shumë të madh ndaj personave që merren me këtë zë pune.

Vetë menaxherët e landfillit të Sharrës kanë njoftuar ndërtuesit prej disa muajsh se nuk kanë më vend pë të depozituar dherat, pasi landfilli ka arritur kapacitetin maksimal.

Ndërtuesit thonë nëse autoritetet nuk e zgjidhin këtë krizë, e cila nuk ka të bëjë vetëm me një çështje teknike, ajo do të sjellë kosto serioze për zhvillimin urban, ekonominë e qytetit dhe mbi qindra kompani e familje që varen nga sektori i ndërtimit.

Ndërtuesit thonë se në vend që të trajtohen si mbetje, dherat mund të përdoren për mbushjen e tokave të degraduara, ndërtimin e rrugëve ose projekte të tjera publike.

Tv Klan

Ju sugjerojmë

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova
Kronikë

Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

8 Shkurt, 2026 2:22 pm
“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë
Kryesore

“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë

8 Shkurt, 2026 1:57 pm
“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve
Bota

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve

8 Shkurt, 2026 12:40 pm
Para
Fushë-Krujë/ Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme katër vajza të mitura, vihet në pranga 41-vjeçari

Fushë-Krujë/ Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme katër vajza të mitura, vihet në pranga 41-vjeçari

Orav: Përvoja e Sorensenit do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Orav: Përvoja e Sorensenit do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Protesta e opozitës te Bashkia e Tiranës, policia procedon në gjendje të lirë disa zyrtarë të PD-së

Protesta e opozitës te Bashkia e Tiranës, policia procedon në gjendje të lirë disa zyrtarë të PD-së

TE FUNDIT

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
8 Shkurt, 2026

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në...

Lexo më shumë

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
8 Shkurt, 2026

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e Avokatit Kujtim Cakrani, duke zbardhur të...

Lexo më shumë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
8 Shkurt, 2026

Avokati Kujtim Cakrani ka treguar për mediat momentet kur sipas tij u dhunua nga dy të rinj, pranë një pike...

Lexo më shumë

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
8 Shkurt, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara u kanë vendosur Ukrainës dhe Rusisë një afat të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com