Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shanë Kryeministrin dhe na hodhën flakadanë”, deputetët e PS ankohen tek Ruçi për kolegët e PD e LSI. Zbardhin emarat e sherrxhinjve

2017/12/21 at 9:55 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Shanë Kryeministrin dhe na hodhën flakadanë”, deputetët e PS ankohen tek Ruçi për kolegët e PD e LSI. Zbardhin emarat e sherrxhinjve

Shtatë deputetë të Partisë Socialiste kanë hartuar një kërkesë për Kryetarin e tyre në krye të Kuvendit, Gramoz Ruçi për përjashtimin e kolegëve të PD dhe LSI që sipas tyre shanë Kryeministrin në seancën për Kryeprokurorën dhe hodhën tymuese në sallë. Sot mblidhet Byroja për të vendosur për deputetët e opozitës ndërsa PD ka deklaruar se “Nenkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, do te jete ne mbledhjen e Byrose ne oren 10.00, ku do te mbaje nje qendrim dhe do te largohet”.

Më poshtë letra e plotë e socialistëve për Ruçin, ku renditen emër për emër deputetët e PD dhe LSI.

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,

Ne, nje grup prej shtate deputetesh te Kuvendit, anetare te Grupit Parlamentar te Paiiise Socialiste, te shqetesuar per ngarjet e renda te ndodhura ne seancen plenare te Kuvendit te Shqiperise te dates 18.12.2017, nga disa deputete te grupeve parlamentare te Partise Demokratike dhe te Levizjes Socialiste per Integrim, te cilet: perdoren nje gjuhe fyese dhe joparlamentare, si dhe u sollen ne menyre te padenje per funksionin e perfaqesuesit te popullit; penguan zhvillimin normal te seances dhe ndermoren sulme personale ndaj deputeteve te shumices parlamentare dhe anetareve te Keshillit te Ministrave; shkaktuan rremuje gjate zhvillimit te seances; rrembyen me force disa karta votimi te deputeteve te mazhorances dhe per pasoje deputetet Ulsi Manja dhe Emronela Felaj nuk munden te marrin pjese ne votim, pra nuk munden te ushtrojne detyren e tyre publike; perdoren fjalë fyese ndaj Drejtuesit te seances, Kryeministrit, anetareve te Keshillit te Ministrave dhe ndaj deputeteve te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste.


Me poshte ju paraqesim konkretisht shkeljet e renda te kryera nga keta deputete, te cilat jane te provuara edhe ne filmimet bashkangjitur kesaj kerkese.
Deputetja Monika Kryemadhi ka perdorur fjale fyese ndaj Kryeministrit, anetareve te Keshillit te Ministrave dhe punonjesve te sherbimit te seancave.
Deputetja Kryemadhi gjithashtu pervec; fjaleve ka goditur ne drejtim te Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave sende te forta: cizmet qe mbante veshur, shishe uji plastike, dokumentacionin parlamentar i cili u shperndahet deputeteve per zhvillimin e seancave.

Ne shkelje te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise deputetja Monika Kryemadhi ka sulmuar fizikisht deputetin Ulsi Manja dhe ka rrembyer me force nga paneli i votimit kartat personale te deputeteve: Ervin Bushati , Ermonela Felaj, Musa Ulqini dhe Ulsi Manja. Per pasoje deputetet Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj nuk munden te marrin pjese ne procesin e votimit dhe te ushtrojne detyren e tyre publike.
Deputeti Endrit Brahimllari ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat plenare te Kuvendit, gjithashtu i ka ofenduar me fjale fyese dhe aspak te hijshme per nje perfaqesues te popullit.
Deputeti Endrit Brahimllari ka hedhur shishe uji dhe mjete te tjera te forta qe ndodheshin ne tavolinat e deputeteve ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave.
Deputetja Kejdi Mehmetaj ka perdorur fjale fyese ndaj Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave.

Ne shkelje te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise ka sulmuar fizikisht dhe ka rrembyer me force nga paneli i votimit karten personale te votimit te deputetit Bujar Çela.

Deputeti Ervin Salijanji ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare
mjete piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Me pas ai i ka ndezur flakadanet dhe i ka hedhur ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave. Gjithashtu deputeti Ervin Salijanji ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit.
Deputeti Endri Hasa ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Me pas ai i ka ndezur dhe ka hedhur tre here flakadane ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave. Gjithashtu deputeti Endri Hasa ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikës, t ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesisë brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare të Kuvendit.
Deputeti Flamur Noka ka goditur dhe shtyre punonjësit e Gardes së Republikës, të ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit. Ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadanë) dhe sende te palejuara dhe me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Ka ndezur dhe ka hedhur flakadane ne drejtim te drejtuesit te seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave.

Deputeti Bardh Spahia ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit. Ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara dhe me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Ka ndezur dhe ka hedhur flakadane ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve tc Kcshillit te Ministrave.

Bazuar ne nenin nr. 65, pika 2 te Rregullores, e paraqesim kete kerkese, me qëllim qe Byroja e Kuvendit te mblidhet per vleresimin e mases se propozuar prej nesh: “perjashtim nga pjesmarrja ne komisione dhe ne seance plenare deri ne 10 dite”.
Kerkojme mbledhjen e Byrose se Kuvendit per marrjen e mases disiplinore te parashikuar ne nenin 63, shkronja “c;,” te Rregullores “perjashtim nga pjesmarrja ne komisione dhe ne seance plenare deri ne 10 dite” per deputetet:

Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj – anetare te grupit parlamentar te Levizjes Socialite per Integrim.

Dhe Ervin Salijanji, Endri Hasa, Flamur Noka, Bardh Spahia – anetare te Grupit Parlamentar te Partise Demokratike.

Etiketa: deputet PDdeputete PSletraLSIperjashtim


Ju sugjerojmë

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Aktualitet

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

5 Qershor, 2025 2:48 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

KAS vendosi rinumërim e votave në Tiranë, Alimehmeti: Fati ndihmon kurajozët

5 Qershor, 2025 2:40 pm
VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

5 Qershor, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

I dënuar për drogë/Policia i sekuestron në Kamzë, pasurinë me vlerën 500 mijë euro

5 Qershor, 2025 2:24 pm
Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i 13-të për të moshuarit
Aktualitet

Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i 13-të për të moshuarit

5 Qershor, 2025 2:20 pm
Para
Foto-lajm/ Kryeprokurores i rikthehet buzëqeshja!

Donald Lu takon Prokuroren e re të Përgjithshme

Varrezat greke në Shqipëri, ja vendimi që u mor sot në Athinë

Varrezat greke në Shqipëri, ja vendimi që u mor sot në Athinë

opinion lajm i fundit

Përjashtimi i deputetëve të opozitës, debat i ashpër në Byro. Ruçi nxjerr jashtë median
















TE FUNDIT

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
5 Qershor, 2025

Rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11...

Lexo më shumë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
5 Qershor, 2025

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës, Policia e Tiranë ka njoftuar për akset rrugore që bllokohen në...

Lexo më shumë

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
5 Qershor, 2025

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e...

Lexo më shumë

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
5 Qershor, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të hapë kutitë e votimit në qarkun e Dibrës. Do të rinumërohen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com