Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shahini: Universitetet publike udhëhiqen nga rektorë me punime plagjiaturë

2021/09/13 at 3:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shahini: Universitetet publike udhëhiqen nga rektorë me punime plagjiaturë

Ish-ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini, ka deklaruar se universitetet publike në vendin tonë udhëhiqen nga rektorë që kanë marrë titujt akademik me punime plagjiaturë.


Në një reagim  të gjatë në rrjetet sociale, Shahini shkruan se në periudhën kur drejtonte ministrinë e Arsimit kishte kërkuar që kandidatët për rektorë të bënin verifikimin e punimeve të tyre akademike përmes platformës digjitale anti-plagjiaturë, gjë që u refuzua nga këta të fundit.

Sipas saj, duke qenë se Qeveria nuk kishte mundësi ligjore t’i detyronte, si rezultat, disa nga universitetet publike me shumë gjasë, sot udhëhiqen nga rektorë që kanë marrë titujt akademik me punime të plagjaturë.

Më tej, Shahini thekson se po shkruan sot për këtë temë, pasi qeveria e Shqipërisë ka rinisur përpjekjen për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, duke sugjeruar edhe ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë.

Reagimi i Besa Shahinit

Anti-plagjiatura është çelësi i sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Në vitin 2020, kur universitetet publike në Shqipëri përzgjodhën udhëheqësit e rinj, si ministre e arsimit pata kërkuar që kandidatët për rektorë të bëjnë verifikimin e punimeve të tyre akademike përmes platformës digjitale anti-plagjiaturë, të cilën e siguruam për universitetet me buxhetin publik. Ideja ishte që pas rektorëve, kontrolli do të zbatohej për gjithë hierarkinë akademike, deri në zhdukjen e plagjiaturës nga universiteti publik.

Rektorët refuzuan këtë proces pasi disa nuk mund ta kalonin kontrollin, ndërsa të tjerët e kishin më të rëndësishëm kolegjialitetin me kolegët se sa zhdukjen e kësaj sëmundje që ka kalbur sistemin e arsimit të lartë përbrenda. Qeveria nuk kishte mundësi ligjore t’i detyronte, duke qenë se ligji i arsimit të lartë i jep autonomi të plotë akademike universiteteve dhe nuk lejon ndërhyrje nga jashtë. Si rezultat, disa nga universitetet publike me shumë gjasë, sot udhëhiqen nga rektorë që kanë marrë titujt akademik me punime të plagjiarizuara.

Po shkruaj sot për këtë pasi që qeveria e Shqipërisë paska rinisur përpjekjen për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, duke sugjeruar edhe ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë. Ky është lajm shumë i mirë dhe vjen në një moment kur Partia Socialiste ka mandat të qartë qeverisës dhe mundësi për të bërë ndryshimin e duhur.

Duhet bërë kujdes: kontrolli anti-plagjiaturë nuk duhet të bëhet nga jashtë universitetit sepse autonomia akademike duhet të ruhet me rigorozitet. Ligji i arsimit të lartë duhet të detyrojë vetë universitetet të pastrojnë strukturat akademike nga plagjiatura. Asnjë rektor, dekan apo shef departamenti, asnjë profesor, të mos zgjidhet pa kaluar nëpër kontrollin anti-plagjiaturë.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit duhet të sigurojë përsëri qasje për universitetet publike në platformën anti-plagjiaturë në gjuhën shqipe, e cila ka skaduar tashmë prej disa muajsh.

Ndryshimet ligjore kundër plagjiaturës akademike marrin kohë dhe ky proces do të hasë në rezistencë të madhe nga universitetet. Por, duhet të ndërmerret sa më parë. Kurajo dhe sukses!

 

Etiketa: arsimishahiniUniversitete


Ju sugjerojmë

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?
Bota

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

13 Janar, 2026 9:02 am
Parashikimi i motit, 13 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 janar 2026

13 Janar, 2026 9:01 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Kryesore

Horoskopi,13 janar 2026

13 Janar, 2026 9:00 am
Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë
Aktualitet

Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

13 Janar, 2026 8:58 am
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti
-U tha në Opinion

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti

12 Janar, 2026 10:52 pm
Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…
-U tha në Opinion

Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…

12 Janar, 2026 10:51 pm
SHBA-Iran 70 vite armiqësi, pse nuk u arrit kurrë paqja?
Bota

SHBA-Iran 70 vite armiqësi, pse nuk u arrit kurrë paqja?

12 Janar, 2026 10:36 pm
Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë: Mund të kryej sulme ajrore në Iran
Bota

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë: Mund të kryej sulme ajrore në Iran

12 Janar, 2026 9:41 pm
Gjermani/Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet dhe paralizon hekurudhat
Bota

Gjermani/Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet dhe paralizon hekurudhat

12 Janar, 2026 9:21 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Zbardhet vendimi i “Kushtetueses” për rikthimin në detyrë të Veliajt

12 Janar, 2026 8:41 pm
Para
Pandemia, Meta: S’mbahet nën kontroll me orë policore, por me…

Kërkoi informacione për ministrat,Prokuroria i kthen përgjigje Presidentit

Vijojnë kontrollet e rrepta nga policia rrugore, arrestohen 34 shoferë

Policia pezullon 176 leje drejtimi dhe gjobit 4123 shoferë

Raporti i OHDIR për zgjedhjet, Basha: Vulë turpi mbi vjedhjen më të madhe

Basha mbledhje para seancës plenare, opozita me 3 grupe parlamentare
















TE FUNDIT

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?
13 Janar, 2026

Duket se Uashingtoni i ka rikthyer në agjendë veprimet ushtarake kundër Iranit, në një kohë kur po ndodh një shtypje...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 janar 2026

Parashikimi i motit, 13 janar 2026
13 Janar, 2026

Më 13 janar 2026, moti në vendin tonë pritet të mbetet kryesisht i qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare,...

Lexo më shumë

Horoskopi,13 janar 2026

Horoskopi, 27 korrik 2023
13 Janar, 2026

Dashi-Sot do të ndiheni të përhumbur dhe plotësisht pa dëshirën për t’u çuar nga shtrati. Kjo do të bëjë që...

Lexo më shumë

Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë
13 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi, ku po merr pjesë në nisjen e Samitit të Javës së Zhvillimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com