Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka shpjeguar në një lidhje në emisionin “Opinion” mënyrën se si po zhvillohet mësimi online në Shqipëri dhe çfarë do të ndodh me provimet e maturës.
“Mësimi online po funksionon për aq sa është e mundur dhe po performon më mirë nga sa e kishim menduar. Mësuesit janë në kontakt me nxënësit, për aq sa u lejon teknologjia. Mësuesit me aq sa është e mundur po bëjnë jo vetëm përsëritjet, por edhe tema të reja. Ne do të kemi shumë kujdes që në temat e povimit të maturës të mos vendosim pyetje për të cilat nuk jemi të sigurt që janë zhvilluar si duhet. Porosia ime për maturantët është: mos u shqetësoni do të pyeteni vetem për leksionet që keni marr ndër vite me mësuesit tuaj”, tha Shahini./Opinion.al