Aktualitet

Shahini: Nxënësit dhe prindërit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan nesër pushim


               Publikuar në : 19:59 - 22/09/19 |
el ida

Përmes një deklarate për shtyp, ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se dita e nesërme do të jetë pushim për shkollat në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Shahini shtoi gjithashtu se ditë pushimi do të jetë njëkohësisht edhe për prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjeçare, të cilët punojnë në administratë shtetërore.

Ky vendim erdhi pas një seri termetesh që kanë goditur vendin prej ditës së djeshme.

“Fatmirësisht, situata ne terren paraqitet drejt normalizimit, por që familjet e afektuara të tejkalojnë ankthin e djeshëm, u pa e arsyeshme që nxënësit e zonave të lartpërmendura bashkë me prindërit e tyre që punojnë në administratë shtetërore, ta kalojnë ditën e nesërme të lirë e të qëndrojnë me njëri-tjetrin. Ndërkohë, unë jam e bindur se neve si MASR na takon mirë-informimi i nxënësve mbi fatkeqësitë natyrore dhe përgatitjet që duhet të bëjmë për t’iu shmangur lëndimeve nëse ato ndodhin. Ne sot që flasim, në kurrikulat tona tashmë i trajtojmë këto tematika. Por besoj fuqishëm që duhet t’i mëshojmë edhe më fort kësaj pike”, tha ajo ndër të tjera./Opinion.al

Pas