PD do të çojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit.
Mësohet se grupi parlamentar vendosi t’i drejtohet Kushtetueses për këtë.
Berisha këtë pasdite, pak para se të nisë “Foltoren” para Kryeministrisë, mblodhi grupin e PD, mbledhje e bërë me dyer të mbyllura.

















