Aktualitet

S’gjeti zgjidhje me Ramën/ Basha luan shah me protestuesit në çadër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:40 - 04/05/17 |
b.f

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, pas dështimit të negociatave me kryeministrin Edi Rama në Presidencë, ka preferuar të shijojë një lojë shahu me protestuesit në çadër.

Në pamjet e publikuara nga Opinion.al, Basha shfaqet mjaft i qetë, teksa shikon një lojë shahu mes deputetit demokrat Aldo Bumçi dhe një protestuesi.

Opozita është në ditën e 76 të protestës, pas dështimit të takimit të dytë dhe mosgjetjes së konsensusit politik për zgjidhjen e krizës, me shumë gjasa, aksioni opozitar pritet të radikalizohet.

Nuk dihet ende se si do të përfundojë loja e nisur, mirëpo, ajo çfarë mund të themi është se pakush e di se kush do kapet “mat”…

Pas