-Jetë dhe Stil

“S’futej njeri i gjallë”,vend gjuetie për Mehmet Shehun,historia e Ksamilit të dikurshëm



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:37 - 18/09/22 |
Opi Nion

Para viteve ‘90 në Ksamil kishte vetëm katër pallate 5 katëshe të ndërtuara me tulla. Banorët ishin kryesisht nga Çamëria. Të ardhurit e parë ishin ata që u caktuan për aksionet e hapjeve të tarracave me agrume. Këto pallate qëndrojnë ende në këmbë si për të na kujtuar që nuk ka qenë një vend pushimi, por një vend i ndaluar pasi ishte vend kufitar.

Të vetmit që e vizitonin ishin drejtuesit e qeverisë komuniste të cilët vinin për gjueti derrashe askush tjetër nuk guxonte ta vizitonte. “Histori Shqiptare” në Tv Klan këtë të diel na njohu me historinë e këtij vendi përrallor, i cili nga një zonë e ndaluar u kthye në atraksion turistik dhe është një nga vendet më të frekuentuara të Shqipërisë gjatë verës.

Hysein Mane: Ksamili ka qenë një habitat me kafshë të egra me një pyllësi shkurre, nuk çaje dot këtu. Ishte i populluar me kafshë të egra, me ujqër me çakej deri vonë, pas ’44 u bë si zonë gjuetie e Mehmet Shehut, e kishte si habitatin e vetë që shkonte e gjuante dera të egër dhe nuk futej njeri i gjallë në botë. Nga viti ’75-’76 u emërua si komandat aksioni këtu. Erdhën mbi 1500 aksionistë në muaj nga e gjithë Shqipëria.

Alma Çupi: Që mbillnin agrume?

Hysein Mane: Që u hapën brezaret u bënë tarracat u mbollën ullinj dhe agrume. Domethënë Ksamili qe vepër e rinisë shqiptare./tvklan.al

Pas