Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sfiduesi i Erdoganit thyen tabunë fetare në zgjedhje

2023/04/28 at 4:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sfiduesi i Erdoganit thyen tabunë fetare në zgjedhje

Rivali i presidentit Rexhep Tajip Erdogan për zgjedhjet e muajit të ardhshëm ka sfiduar një tabu politike në Turqi duke folur për prejardhjen e tij si anëtar i sektit të pakicës islamike alevite. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, për shekuj me radhë, grupi ka qenë objekt i diskriminimit dhe dhunës.

Duke iu drejtuar në YouTube atyre që do të votojnë për herë të parë, kandidati presidencial Kemal Kiliçdaroglu deklaroi identitetin e tij fetar alevit. Pohime të tilla janë të rralla në politikën turke, pasi alevizmi ka vuajtur prej paragjykimeve dhe diskriminimeve nga shumica suni për shekuj me radhë.

“Është një interpretim i ndryshëm i Islamit nga ai suni. Ritualet janë të ndryshme. Interpretimi është i ndryshëm. Filozofia është e ndryshme. Pra, sunitët ekstremë e perceptojnë atë si një interpretim heretik”, i tha Zërit të Amerikës Istar Gozaydin, eksperte për marrëdhëniet e shtetit me fenë.

Alevitët shkojnë në Cemevi dhe jo në xhami, duke u falur përmes vallëzimit. Ndryshe nga shumica e interpretimeve të Islamit, nuk ka ndarje të burrave dhe grave në lutje, dhe gratë nuk janë të detyruara të mbulojnë kokën.

Alevitët në mënyrë të përsëritur kanë qenë viktima të dhunës sektare.

Në vitin 1993, një turmë fetare dogji një hotel ku pritej të mbahej një festival kulturor i alevitëve, duke vrarë 37 persona.

Dhuna vazhdon edhe sot e kësaj dite. Selami Saritas, kreu i Cemevi Kartalit të Stambollit u sulmua vitin e kaluar nga një turmë sektare.

Ai e mirëpriti videon e kandidatit Kiliçdaroglu.

“Kjo video ka sjellë shumë lehtësim në shoqërinë tonë. Të paktën tani, kemi arritur në pikën ku njerëzit mund të flasin më hapur për identitetin e tyre alevit. Ne duam që fëmijët tanë të jetojnë në këtë vend të sigurt; ne duam që fëmijët tanë të jetojnë të barabartë në këtë vend”, thotë Selami Saritas.

Por zoti Kiliçdaroglu është sulmuar dhe kërcënuar në rrjetet sociale, duke u akuzuar për ndarje të vendit.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shpesh bën sulme thuajse të- hapura ndaj identitetit alevit të zotit Kiliçdaroglu.

Deri tani, identiteti fetar i zotit Kiliçdaroglu konsiderohej gjerësisht si një pengesë elektorale në mesin e shumë votuesve. Megjithatë, ndërsa ai kryeson një aleancë të partive fetare dhe nacionaliste, disa vëzhgues thonë se shoqëria turke po ndryshon.

“Dikur ishte shumë e rëndësishme. Por në ditët e sotme, nëse shikoni aleancën e opozitës, islamistët dhe nacionalistët, laikët, alevitët dhe sunitët janë të gjithë bashkë, dhe kjo do të thotë se nuk është aq e rëndësishme sa ishte ndoshta 10 vjet më parë.

Videoja e Kiliçdaroglusë shihet si një bast politik, por me më shumë se 100 milionë klikime, ka pasur ndikim“, thotë Osman Sert me firmën PanoramaTR Research.

“Duke menduar për stigmat me të cilat është përballur shoqëria alevite deri në këtë kohë, ky është një hap shumë, shumë i guximshëm dhe shumë i rëndësishëm”.

Në një garë zgjedhore gjithnjë e më të ngushtë, mbetet e paqartë nëse fushata e kandidatit Kiliçdaroglu do të shpërblehet. Por pavarësisht nëse fiton apo humbet, disa vëzhgues thonë se ai tashmë ka ndryshuar relievin politik të vendit.

Ju sugjerojmë

Thethi i rikthehet normalitetit/ Perla shqiptare pushtohet me vizitorë
Aktualitet

Thethi i rikthehet normalitetit/ Perla shqiptare pushtohet me vizitorë

16 Gusht, 2025 4:15 pm
Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit
Aktualitet

Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit

16 Gusht, 2025 4:00 pm
Aksioni/Rezultatet në Shkodër, Beci: Lirohen mbi 470 hapësira publike. Sa gjoba..
Aktualitet

Aksioni/Rezultatet në Shkodër, Beci: Lirohen mbi 470 hapësira publike. Sa gjoba..

16 Gusht, 2025 3:57 pm
Albana Vokshi: Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë e krimeve zgjedhore
Aktualitet

‘Skandal i përsëritur në Onkologjik’/ Vokshi: Pacientët me kancer mbeten pa trajtim

16 Gusht, 2025 3:37 pm
13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen
Aktualitet

13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen

16 Gusht, 2025 3:26 pm
Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
Aktualitet

2025-a, dëme kolosale nga zjarret. U dogjën mbi 54 mijë hektarë pyje

16 Gusht, 2025 3:17 pm
PD: Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek ‘5 Maji’, policia nuk ndërhyn pasi..
Aktualitet

PD: Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek ‘5 Maji’, policia nuk ndërhyn pasi..

16 Gusht, 2025 3:12 pm
Ukrainë: Territoret e pushtuara dhe e drejta ndërkombëtare
Bota

Ukrainë: Territoret e pushtuara dhe e drejta ndërkombëtare

16 Gusht, 2025 2:55 pm
Analiza e DW: Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin
Bota

Analiza e DW: Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

16 Gusht, 2025 2:33 pm
U-21/Miqësorja e dytë në shtator, Shqipëria do të përballet me Zvicrën
Kryesore

U-21/Miqësorja e dytë në shtator, Shqipëria do të përballet me Zvicrën

16 Gusht, 2025 2:26 pm
Para
VIDEO/ Itali, deputeti humb ndjenjat gjatë seancës në Kuvend

VIDEO/ Itali, deputeti humb ndjenjat gjatë seancës në Kuvend

“Dakord në parim për çështjen e Detit”,Dendias takon Ramën:Shqipëria shembull për Turqinë

"Dakord në parim për çështjen e Detit",Dendias takon Ramën:Shqipëria shembull për Turqinë

Opinion/ Erion Veliaj për Tiranën! (27 Prill 2023)

Opinion/ Erion Veliaj për Tiranën! (27 Prill 2023)

TE FUNDIT

Thethi i rikthehet normalitetit/ Perla shqiptare pushtohet me vizitorë

Thethi i rikthehet normalitetit/ Perla shqiptare pushtohet me vizitorë
16 Gusht, 2025

Thethi i rikthehet normalitetit pas aksionit të korrikut kundër ndërtimeve pa leje, duke u populluar me turistë të shumtë. E...

Lexo më shumë

Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit

Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit
16 Gusht, 2025

Në mesin e gushtit, plazhet e Durrësit dhe Golemit janë të mbushura me pushues. Ky fluks i madh ka sjellë...

Lexo më shumë

Aksioni/Rezultatet në Shkodër, Beci: Lirohen mbi 470 hapësira publike. Sa gjoba..

Aksioni/Rezultatet në Shkodër, Beci: Lirohen mbi 470 hapësira publike. Sa gjoba..
16 Gusht, 2025

Kreu i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka publikuar rezultatet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Konkretisht siç bën...

Lexo më shumë

‘Skandal i përsëritur në Onkologjik’/ Vokshi: Pacientët me kancer mbeten pa trajtim

Albana Vokshi: Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë e krimeve zgjedhore
16 Gusht, 2025

‘Dhjetëra pacientë me kancer mbeten pa trajtim jetik. Çdo seancë e humbur, baraz rrezik për jetën!’. Kështu shkruan në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com