Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sfidat për udhëheqësin e ardhshëm të Britanisë

2022/09/02 at 9:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sfidat për udhëheqësin e ardhshëm të Britanisë

Britania do të ketë një kryeministër të ri javën e ardhshme, gati dy muaj pas dorëheqjes së kryeministrit Boris Johnson, pas një sërë skandalesh.


Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, pasardhësi i kryeministrit Johnson përballet me një sërë sfidash të mëdha, ndërkohë që aleatët e Britanisë, përfshirë Ukrainën, po ndjekin me vëmendje zhvillimet në Londër.

Anëtarët e Partisë Konservatore do të zgjedhin mes ish-ministrit të ekonomisë Rishi Sunak dhe sekretares aktuale të jashtme Liz Truss, për të zëvendësuar kryeministrin në largim, Boris Johnson. Sondazhet sugjerojnë se zonja Truss është favorite.

Sfida e tyre e parë është lufta në Ukrainë. Britania ka dhënë rreth 2.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin, që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt, duke e bërë atë vendin e dytë, pas Shteteve të Bashkuara për nga niveli i ndihmës që ka ofruar për Ukrainën.

Johnson është jashtëzakonisht popullor në Kiev. A do të sjellë largimi i tij një ndryshim në marrëdhëniet Britani-Ukrainë? Kjo është e pamundur nën udhëheqjen e zonjës Truss, thotë Alan Wager, një analist politik në Kolegjin “King” në Londër.

“Ajo është gjithashtu e përkushtuar për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në tre për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Britanisë dhe për të vazhduar furnizimin e Ukrainës me armë”, thotë ai.

Ukraina mund të jetë më pak e komplikuar në krahasim me sfidat e tjera me të cilat do të përballet kryeministri i ardhshëm i Britanisë.

Çmimet e karburantit dhe energjisë elektrike në vend pritet të rriten me 80 për qind në tetor, duke ndërlikuar krizën ekonomike pas COVID-19 dhe duke rritur mundësinë e rënies ekonomike.

“Familjet thjesht nuk mund ta përballojnë këtë rritje të çmimeve. Është një katastrofë. Dhjetë mijë njerëz vdesin çdo vit në Britani për shkak të ftohtit në shtëpitë e tyre. Ky numër do të rritet ndjeshëm”, thotë Adam Scorer, udhëheqës i organizatës Veprimi për Energjinë Kombëtare.

Truss ka përjashtuar mundësinë e ofrimit të ndihmës për njerëzit që të paguajnë faturat e tyre dhe thotë se shkurtimi i taksave është zgjidhja më e mirë.

“Është e rëndësishme që ne të nxisim rritjen e ekonomisë”, thotë ajo.

Marrëdhëniet me fqinjët evropianë janë të tensionuara. E pyetur gjatë fushatës nëse presidenti i Francës, një aleat në NATO, është një mik, apo armik i Britanisë, zonja Truss dha këtë përgjigje.

“Kjo ende nuk është e qartë. Por nëse bëhem kryeministre, do ta gjykoj bazuar në veprimet dhe jo fjalët tij.”

Truss është zotuar të tërhiqet nga protokolli për Irlandën e Veriut, një marrëveshje kyçe doganore e Brexit-it, që Boris Johnson e nënshkroi me Bashkimin Evropian për të shmangur kontrollet shtesë të mallrave në kufirin midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut.

“Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në një luftë tregtare midis Britanisë dhe BE-së”, thotë analisti Alan Wager.

Dy kandidatët po përpiqen të marrin mbështetjen e një elektorati relativisht të vogël, të përbërë nga më pak se 200 mijë anëtarë të Partisë Konservatore. Ata nuk janë përballur me sfida të forta gjatë fushatës, thotë analisti Wager.

“Britania po hyn në këtë krizë të re ekonomike, të shoqëruar me krizën ndërkombëtare në Ukrainë, pa një përballje nga udhëheqësit e saj politikë me sfidat kryesore të vendit”, thotë ai.

Truss, ose zoti Sunak do të vendosen në rezidencën e kryeministrisë të hënën e ardhshme. Por, mediat britanike raportojnë se Boris Johnson po shqyrton mundësinë e një rikthimi në postin e kryeministrit, një veprim që nuk do t’ia bënte të lehtë punën pasardhësit të tij.



Ju sugjerojmë

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia
Rajoni

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia

28 Dhjetor, 2025 12:53 pm
Vlora pa ujë prej 72 orësh
Aktualitet

Vlora pa ujë prej 72 orësh

28 Dhjetor, 2025 12:43 pm
KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë
Kryesore

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

28 Dhjetor, 2025 12:40 pm
Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
Bota

Sot takimi mes Trump dhe Zelenskyt në Florida, ja ku do fokusohen bisedimet

28 Dhjetor, 2025 12:12 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive
Kryesore

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

28 Dhjetor, 2025 11:38 am
Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim
Kryesore

Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim

28 Dhjetor, 2025 10:14 am
Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra
Kryesore

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra

28 Dhjetor, 2025 9:24 am
Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…
Aktualitet

Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…

28 Dhjetor, 2025 9:17 am
Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Kryesore

Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

28 Dhjetor, 2025 8:56 am
Para
Hakerat bllokojnë Moskën, qindra taksi shkojnë në të njëjtën adresë

Hakerat bllokojnë Moskën, qindra taksi shkojnë në të njëjtën adresë

Biden kërkon 11.7 miliardë dollarë më shumë për Ukrainën

Biden kërkon 11.7 miliardë dollarë më shumë për Ukrainën

Parashikimi i motit, 11 tetor 2021

Horoskopi 3 shtator 2022, zbuloni shenjat me fat
















TE FUNDIT

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia
28 Dhjetor, 2025

Në një shkollë në Zhegër të Komunës së Gjilanit ka ndodhur një incident mes të disa qytetarëve që kanë qenë...

Lexo më shumë

Vlora pa ujë prej 72 orësh

Vlora pa ujë prej 72 orësh
28 Dhjetor, 2025

Situata në Vlorë prej tre ditësh vijon të mbetet e vështirë pasi dëmtimi i rëndë i një tubacioni në rrjetin...

Lexo më shumë

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë
28 Dhjetor, 2025

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se gjatë ditës së zgjedhjeve janë raportuar probleme me mungesë të...

Lexo më shumë

Sot takimi mes Trump dhe Zelenskyt në Florida, ja ku do fokusohen bisedimet

Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
28 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet sot me homologun e tij amerikan, Donald Trump në Florida për të paraqitur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com