Sfidat kualifikuese të Botërorit 2026, Sylvinho i shqetësuar me dëmtimet

Trajneri Sylvinho dhe stafi i tij kanë nisur për të vendosur edhe piketat e fundit mbi futbollistët që do të jenë prezent në grumbullimin e muajit Mars.

Dy sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës janë tepër vendimtare për fatin e kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026. Mision që nis të premten e 21 Marsit kundër “Tre Luanëve”.

Pothujse e sigurtë është mungesa e Armando Brojës, i cili edhe pse është kthyer në stërvitje me Evertonin nuk besohet se do të jetë në fushë me fanellën kuqezi.

E njëjta situatë edhe me sulmuesin e Spartës së Pragës Indrit Tuci, i cili mungon nga muaji Janar dhe nuk është i gatshëm. Risia është që në këtë grumbullim për herë të parë vjen Etnik Brruti, 21-vjeçari nga Malisheva është pjesë e moshave të Kosovës, por që ka zgjedhur Shqipërinë.

Ajo që më së shumti e bën me dhimbje koke Sylvinhon janë minutat e pakta për disa futbollistë si Mitaj, Ramadani dhe Asllani, ndërsa të dëmtuar vijojnë mbrojtësit Hysaj e Ardian Ismajli.

Formë të mirë po përjetojnë lojtarë që konsiderohen shtyllë kurrizore për ekipin kombëtar. Thomas Strakosha ka qenë gjithnjë titullarë me AEK-un, Berat Gjimshiti stabël me Atalantën, ashtu si Jasir Asani në Korenë e Jugut. Ecuri të mirë ka treguar dhe Anis Mehmeti me Bristol, ndërsa për sulmin kandidat janë Manaj dhe Mirlind Daku.

Klan News




Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT