Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sfidat e vaksinimit për njerëzit që nuk dalin dot nga shtëpia

2021/02/22 at 10:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sfidat e vaksinimit për njerëzit që nuk dalin dot nga shtëpia

Miliona banorëve në Shtetet e Bashkuara u duhet ta bëjnë vaksinën për koronavirusin aty ku banojnë, sepse dalin rrallë ose kurrë nga shtëpitë e tyre.

Mjekët dhe infermierët e specializuar për të ofruar kujdes në shtëpi janë në krye të kësaj nisme me ndihmën e autoriteteve lokale dhe shtetërore në gjithë vendin. Por ata përballen me shumë sfida.

Në spitalin e Bostonit, mjekja Won Lee është pjesë e ekipit të specializuar për kujdesin nga shtëpia.

Grupi drejton përpjekjet për identifikimin dhe vaksinimin e njerëzve që nuk mund të dalin nga shtëpitë.

Studiuesit thonë se shumë prej këtyre njerëzve nuk marrin kujdes të rregullt shëndetësor, gjë që e bën të vështirë identifikimin e atyre që kanë nevojë për vaksinë.

Ndërkohë sasia e vaksinave në dispozicion është e kufizuar dhedy vaksinat, Pfizer dhe Moderna, skadojnë shpejt pasi hapen.

Kjo i vë punëtorët shëndetësorë para një sfide që vështirësohet edhe më tej nga stuhitë e dimrit, trafiku dhe koha.

Këto doza duhet të injektohen brenda pak orësh.

“Sepse vaksina nuk reziston shumë në temperaturë dhome pasi nxirret nga shishja. Kemi vetëm gjashtë orë për ta përdorur para se të tretet dhe të jetë e papërdorshme”, thotë Dr. Won Lee.

Pasi bëhet injektimi, punonjësit e shëndetësisëduhet të qëndrojnë me pacientin për të paktën 15 minuta në rast të ndonjë reagimi alergjik. Kjo gjë shpenzon edhe më shumë kohë në dispozicion.

Në këto rrethana, ekipet arrijnë të imunizojnë pesë ose gjashtë pacientë në ditë.

106 vjeçarja Domingas Pina, mori dozën e parë të vaksinës. Ajo nuk është larguar nga shtëpia për rreth një vit.

E bija thotë se ndihet e lehtësuar për nënën.

“Nuk duam ta humbasim. Duam të jetë e shëndetshme, të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë për vite dhe me këtë vaksinë shpresojmë se do të vazhdojë”, thotë Maria Lopes, e bija e 106 vjeçares.

Pas vaksinimit, pacientes i bëhet një kontroll i përgjithshëm.

Zonja Pina, pret të marrë dozen e dytë të vaksinës muajin tjetër, kur edhe feston 107 vjetorin e lindjes.

Atë e ka marrë malli për nipërit dhe mbesat që gjithmonë e vizitonin.

Sipas përllogaritjeve të Dr. Christine Ritchie, profesore në Shkollën e Mjekësisë në Harvard, rreth 2 milionë amerikanë nuk dalin dot nga shtëpia, ndërsa rreth 5 milionë nuk mund të udhëtojnë pa ndihmë.

“Sot, ndihma është kryesisht e përqëndruar në qendrat e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit në përgjithësi, por jo edhe në logjistikën e kësaj kategorie, e cila siç e dimë nga qëndrueshmëria e vaksinës, mënyra e paketimit të saj dhe ofrimi i shërbimeve në shtëpi kërkon planifikim”, thotë ajo.

Të moshuarit zakonisht kanë të ardhura më të ulëta se mestarja dhe vuajnë nga probleme serioze shëndetësore, si harresa, probleme me zemër ose artriti.

Departamentet e zjarrëfikësve në gjithë vendin kanë filluar gjithashtu të shpërndajnë vaksina.

Në Nju Jork, bashkia shpreson që programi i vaksinimeve në shtëpi të fillojë sapo të jetë në dispozicion vaksina me një dozë të vetme Johnson & Johnson. Rregullatorët federalë pritet të miratojnë atë brenda disa javësh./ VOA

Etiketa: COVID-19. Vaksine

Ju sugjerojmë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025 9:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

15 Dhjetor, 2025 8:47 pm
U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic
Kronikë

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic

15 Dhjetor, 2025 8:45 pm
Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes
Bota

Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes

15 Dhjetor, 2025 8:23 pm
Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë
Kryesore

Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë

15 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
Kryesore

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

15 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Para
Mali i Zi, konfiskohen 222 kilogramë marijuanë

Mali i Zi, konfiskohen 222 kilogramë marijuanë

Makina del nga rruga, ndërron jetë 22-vjeçari

Makina del nga rruga, ndërron jetë 22-vjeçari

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi 23 Shkurt, zbuloni shenjat me fat

TE FUNDIT

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
15 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz e nisi konferencën e tij për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke lavdëruar përpjekjet e...

Lexo më shumë

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
15 Dhjetor, 2025

Pak para se të dilnin në ‘Foltore’ para Kryeministrisë, këtë të hënë Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë...

Lexo më shumë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
15 Dhjetor, 2025

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht nuk ka të...

Lexo më shumë

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic
15 Dhjetor, 2025

Personi që u gjet i pajetë brenda në automjet në Llogara është identifikuar si Artjol Xhelo, 32 vjeç, ish-punonjës i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com