Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sfidat e të moshuarve në Shqipëri

2022/09/30 at 7:34 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sfidat e të moshuarve në Shqipëri

Lëvizjet e mëdha demografike të popullsisë kanë ndikuar që në shumë zona në Shqipëri pjesa më e madhe e banorëve të jenë mbi 65 vjeç.

Gjirokastra është një prej këtyre bashkive ku ka nisur edhe një projekt pilot për të përmirësuar shërbimet e integruara ndaj të moshuarve.

Projekti mbështetet nga Programi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Shëndetin dhe përfshin edhe 5 bashki dhe institucione vendore të shëndetit dhe shërbimeve sociale.

Disa kohë më parë një grup të moshuarish nga Dropulli i Sipërm në Gjirokastër kërkonin nga Bashkia vendosjen e shërbimit urban për 17 fshatra të kësaj zone, i ndërprerë prej disa vitesh.

“Në Koshovicë vinte dy herë në ditë autobuzi. Pas 30 vitesh demokraci nuk kemi autobuz, nuk kemi makinë. Përse? Kush do na na japë përgjigje, bashkia apo qeveria”, thotë Vangjeli, banor i kësah zone.

Ndërsa një banor tjetër thotë se të moshuarit kanë nevojë për shërbime, të blejnë ushqime, të bëjnë vizita mjekësore, të marrin ilaçe dhe u mungon transporti urban nga fshatrat e tyre të thella për në qytetin e Gjirokastrës. Me taksi nuk e përballojnë dot, thotë ai pasi pensioni mjafton për katër rrugë në muaj deri në Gjirokastër.

Problemet e të moshuarve në shumë zona të prekura nga emigracioni masiv janë bërë edhe më të ndjeshme kohët e fundit nga situata e re e rritjes së çmimeve, sidomos të ushqimeve dhe transportit.

Finiq ka rreth 70% të banorëve të moshë së tretë, thotë Katerina Thedhori që mbulon shërbimet sociale në këtë Bashki.

“Para pandemisë dhe ne nuk e dinim se sa të domosdoshme e kishin të moshuarit ndihmën e bashkisë. Duke parë vendin nga mbyllja e pandemisë, i ra bashkisë një barrë shumë e madhe dhe ato detyra që bënin fëmijët e tyre me ilaçe, me ushqime, me gjithçka që i duhet një të moshuari, përfshirë dhe kur është i sëmurë dhe i duhen shërbime, gjithë barrën e i ra bashkisë.”

Zonja Thedhori thotë se edhe kjo periudhë pas pandemisë po shoqërohet me rritjen e çmimeve dhe të moshuarit e kanë të vështirë të përballojnë jetesën pa ndihmën e familjarëve në emigracion.

“Ato të ardhura që ata kanë, as për ilaçe nuk u dalin, pa ndihmën e fëmijëve të tyre që kanë në emigracion. Rritja e çmimeve e bën më të vështirë pozitën e tyre”.

Programi i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për Shëndetin (UNFPA) po mbështet krijimin e një modeli të shërbimeve të integruara për të moshuarit në nivel lokal, i cili ka munguar deri tani.

Gjirokastra është zgjedhur mes 5 bashkive të para për ndërtimin e këtij modeli thotë Elsona Agolli, Koordinatore e Programit të UNFPA-së në Shqipëri.

“Qëllimi është të fillojmë të mendojmë për ofrimin e shërbimeve të integruara të moshës së tretë , 65 vjeç e sipër.Gjirkastra është përfshirë në një projekt pilot për krijimin e modelit të integruar së bahsku edhe me bashkinë e Tiranës, Durrësit, Vlorës dhe rrogozhinës. Gjirokastra ka dinamikat e saj sepse ka një mplakje të popullsisë. Disa qytete të tjera kanë ndoshta jo të njëjtën përqindje të të moshuarve siç mund të jetë dhe Gjirokastra por të gjitha bashkitë, faktikisht, siç e kanë analizuar e kanë këtë problem dhe ka një plakje të popullsisë në nivel kombëtar. Pra kemi një shtim të popullsië 65 vjeç e sipër.

Ndërsa Alban Ylli specialist në Institutin e Shëndetit Publik flet konkretisht për përpjekjet që do të bëhen në shërbimin e integruar ndaj të moshuarve që përfshin shërbimin shëndetësor dhe atë social.

“Do të kemi më shumë se 10 qendra në Shqipëri që do të kenë përveç kujdesit tradicional mejkësor (diagnozë trajtim) të ketë edhe një komponent social. Një person që identifikon të moshuarit me probleme të veçanta sociale dhe bashkëpunon me autoritetet e tjera për t’i zgjidhur ato. Ndërkohë propozojmë një model të dytë të integrimit i cili do ndodhë mes qendrave të verfikimit të problemeve në bashki me nëjsitë e kudjesit parësor në pjesën shëndetësore.

Qeveria shqiptare ka miratuar një Plan Kombëtar të Moshimit për periudhën 2020 – 2024 i cili synon t’i përgjigjet situatës që po kalon Shqipëria me emigrimin e lartë të të rinjve.

Por rrethanat e krijuara, si nga pandemia ku shumë të moshuar u izoluan nga familjarët në emigracion për shkak të vështirësive të lëvijzes dhe tani nga kriza ekonomike shihet se i kane rritur edhe më tej sfidat për këtë kategori të popullsisë./ VOA

Ju sugjerojmë

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
Kryesore

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

15 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
Kryesore

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

15 Dhjetor, 2025 12:16 pm
PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
Kryesore

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

15 Dhjetor, 2025 11:23 am
Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain
Kronikë

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain

15 Dhjetor, 2025 11:19 am
Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës
Aktualitet

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

15 Dhjetor, 2025 10:36 am
PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën
Kryesore

PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën

15 Dhjetor, 2025 10:32 am
Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku
Kryesore

Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku

15 Dhjetor, 2025 10:26 am
Para
Sulmet kibernetike, FBI-ja në ndihmë të Australisë për të kapur hakerët

Sulmet kibernetike, FBI-ja në ndihmë të Australisë për të kapur hakerët

Mali i Zi në alarm, u ndalon hyrjen dhe 28 spiunëve

Mali i Zi në alarm, u ndalon hyrjen dhe 28 spiunëve

“Jeta seksuale teknikisht perfekte”, Teuta Doçi: Pas të 40-ave gjithçka duhet fort

“Jeta seksuale teknikisht perfekte”, Teuta Doçi: Pas të 40-ave gjithçka duhet fort

TE FUNDIT

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
15 Dhjetor, 2025

PD do të çojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit. Mësohet se grupi...

Lexo më shumë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
15 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë pasdite në Llogara, ku një person u gjet i djegur brenda makinës së...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
15 Dhjetor, 2025

Një person është gjetur i pajetë brenda një makinë të djegur në Llogara. Makina është gjetur në një rrugë dytësore...

Lexo më shumë

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
15 Dhjetor, 2025

Nga deklarata e përditshme për shtyp, Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të Taulant Ballës, i cili më herët sot tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com