InstaBIZ

Sfidat e internetit/ I riu që lëpiu tualetin infektohet me koronavirus


               Publikuar në : 12:56 - 26/03/20 |
el ida

Një influencues i rrjeteve sociale, nga Kalifornia, i njohur si Larz dhe GayShawnMendes në Twitter, rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ylli i internetit, që mori pjesë në sfidën e lëpirjes së tualeteve thotë se është testuar dhe se ka koronavirus, bashkë me një video ku dukej i shtrirë në një shtrat spitali.

Pak ditë më parë, më 20 mars, Larz postoi një video ku lëpinte tualetin e një banje publike.

“Ripostoni për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi koronavirusin,” shkruajti ai asokohe.

Sfida në fjalë u krijua në fillim të marsit, nga Ava Louise që postoi në TikTok një video të sajën teksa lëpinte një tualet avioni./Opinion.al

 

Pas