Trjaneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani de Biazi, ka deklaruar se nuk u beson shumë fjalëve të trajnerit izraelit, i cili në konferencën e sotme për mediat është shprehur se do të ishte i kënaqur me barazimin nëse Shqipëria do ia propozonte para sfidës.
Për deklaratën e Levit
“Unë jam gjithmonë i mësuar të marr me lehtësi deklaratat para ndeshjes, janë gjithmonë taktike. Secili përdor strategjinë komunikuese që e mendon sa më logjike. Mendoj se askush, e aq më shumë Izraeli, kënaqet me barazimin, kjo është një deklaratë që e bëjnë para ndeshjes. Ndërsa ne qartësisht që mundohemi të luajmë për të fituar. Duhet ta bëjmë në mënyrë sa më inteligjente dhe me sa më shumë cilësi, për të shfrytëzuar rastet që do të krijojmë”.
Vazhdon…