“Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas sfidës Shqipëri-Serbi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka thotë se kjo ndeshje, edhe pse pa gola, u karakterizua nga autoriteti dhe vetëbesimi i “kuqezinjve” në fushë.
“I kishim të gjitha mundësitë për të marrë tre pikët, që do të kishin qenë të merituara nga ana jonë. Gjithsesi futbolli i tillë, jo gjithmonë prodhon rezultatin që meriton”, shkruan ai.
Më tej, përgëzon djemtë e ekipit, trajnerin e Kombëtares, Syvinho dhe të gjithë stafin teknik.