Kombëtarja shqiptare do të përballet me Çekinë në Pragë këtë të premte, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Trajneri i kuqezinjve, Silvinjo ka ende dilema sa i përket formacionit që do të hedhë në fushë. Gazetari i Tv Klan, Erion Todhe, në një raportim nga Praga, deklaroi se ka dy variante për 11-shen titullare të Shqipërisë.
Varianti 1: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Laçi, Asllani, Bajrami; Asani, Seferi, Daku.
Varianti 2: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Laçi, Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Daku.
“Priten ndryshime në formacion. Silvinjo ka qenë i detyruar, për shkak të problemeve të disa lojtarëve. Ka dy variante për formacionin. Njëri variant është që në qendër të sulmit të jetë Daku dhe nga krahët Asani dhe Seferi. Në mesfushë të jetë Laçi, Asllani dhe Bajrami. Në mbrojtje, Mitaj-Kumbulla-Ismajli-Hysaj.
Mund të ketë edhe një rreshtim ndryshe. Daku në sulm, Bajrami në krahun e majtë të sulmit, Asani në të djathtë. Laçi-Asllani-Ramadani në mesfushë dhe Mitaj-Kumbulla-Ismajli-Hysaj në mbrojtje. Këto janë dy variantet, po gjithsesi do të mbetet enigmë deri në fund.”, deklaroi Todhe.
Ndeshja Çeki-Shqipëri, do të luhet të premten në orën 20:45, ndërsa transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.