Minsitrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka vijuar në Vlorë turin e inspektimeve.
E shoqëruar nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, Kumbaro u ndal në Lungomare, nga ku tha se edhe në plazhet e menaxhuara, vija e parë do të jetë e dedikuar për publikun.
“Vlorë – Në Lungomare dhe në Plazhin e Vjetër, ku hapësirat publike janë më të shumta se çdo vit, po ashtu edhe përgjegjësitë e institucioneve që përgjigjen për mbarëvajtjen e suksesshme të sezonit turistik, nga pastërtia deri te siguria e pushuesve”, thotë Kumbaro.
Në fund të inspektimit, ministrja u takua edhe me përfaqësuesve të operatorëve të pastrimit në bregdetin e Vlorës, për masat e marra lidhur me pastërtinë në plazhet publike.