Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sezoni i ri televiziv, ja çfarë do të shihni në Tv Klan

2016/09/02 at 10:55 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sezoni i ri televiziv, ja çfarë do të shihni në Tv Klan

Me ardhjen e muajit Shtator, Televizioni Kombëtar Klan rinis sezonin e ri televiziv.


Duke filluar nga data 5 Shtator, në ekranin e Klan rikthehet programi i mëngjesit “Aldo Morning Show”, si gjithnjë nga e hëna në të premte, në orën 06:59.

Pas rreth një viti mungesë, po më 5 Shtator, nën drejtimin e Rudina Magjistarit rikthehet emisioni i pasdites. Me një pamje të re dhe emër të ri, programi i pasdites vjen nën emrin “Rudina” dhe do t’ju shoqërojë çdo ditë, nga e hëna në të premte në orën 17:00.

Kjo ditë (5 Shtatori) risjell gjithashtu emisionin satiro – investigativ “STOP”, nën drejtimin e Saimir Kodrës dhe Gentian Zenelaj, nga e hëna në të premten, në orën 20:00. “STOP” vjen me tema të reja, probleme të ndryshme të qytetarëve të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, tema sociale nga realiteti shqiptar, kamera të fshehta etj.

Duke filluar nga data 8 Shtator, nën drejtimin e gazetarit Blendi Fevziu, rikthehet “Opinion”, emisioni më i ndjekur dhe më i preferuar i shqiptarëve. Çdo javë, në studion e Televizionit Klan do të keni mundësinë të ndiqni komente analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi e fakte konkrete. “Opinion ” vjen nga e hëna deri të mërkurën në orën 22:15 dhe të enjten në orë 21:00.

Nën drejtimin e Arjan Çanit, të premten e 9 Shtatorit, rikthehet emisioni “Zonë e Lirë”, si gjithnjë në orën 21:00. Ngjarje të ndryshme të aktualitetit, politikës, sociale, kulturore, lokale e ndërkombëtare ashtu sikurse edhe personazhe të ndryshëm do t’ju shoqërojnë çdo të premte për të rrëfyer e dëshmuar historitë e tyre, vetëm në ekranin e Televizionit Klan.

Nga 10 Shtatori, si çdo të shtunë në orën 20:05, nën drejtimin e moderatores, Floriana Garo rikthehet “Jo vetëm Modë”. Një program lifestyle, që për 60 minuta promovon turizmin e kulturën dhe vendet e mrekullueshme të Shqipërisë. “Jo vetëm Modë” do të vijë me evente të reja speciale kulturore.

Po më datë 10 Shtator në orën 21:00, nis emisioni më i ri në ekranin e Klan. Nën drejtimin e një prej personazheve më të dashur për publikun shqiptar, aktorin e humorit Ermal Mamaqi, i cili iu bashkua familjes së madhe të Televizionit Klan në fillim të Qershorit, vjen emisioni më i ri “Xing me Ermalin”. Çdo të shtunë në orën 21:00, ky program do të servirë humor e surpriza pa fund.

“E Diela Shqiptare”, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, rikthehet çdo të diel në orën 13:30, duke filluar nga data 18 Shtator. Nën drejtimin e showman–it Ardit Gjebrea, “E diela shqiptare” do t’ju shoqërojë përgjatë 6 orëve me një programacion të pasur dhe rubrika të ndryshme.

Më 12 Shtator rikthehet spektakli i kërcimit “Dance With Me 3”, çdo të hënë në orën 20:15. Personazhe të njohur për publikun shqiptar, nga fusha të ndryshme të artit dhe televizionit, për 14 javë me radhë do të vijnë me perfomanca të ndryshme, humor e argëtim. Edhe për këtë sezon të ri televiziv Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka premtojnë surpriza pafund, ndaj mos u largoni nga ekrani i Televizionit Klan.

Gjithashtu, Shtatori rikthen tre prej telenovelave më të dashura për publikun shqiptar. “Sarasvaticandra”, “Fate të Kryqëzuara” dhe “Ertugrul”, vijnë në ekranin e Televizionit Klan me episode të reja.

Më 5 Shtator, nga e hëna në të premte në orën 18:20 rikthehet seriali “Sarasvaticandra”. Duke filluar nga 11 Shtatori, çdo të diel, në orën 20:10 rikthehet seriali “Fate të kryqëzuara”. Ndërsa më 13 Shtator do të keni mundësinë të ndiqni seritë e reja të serialit “Ertugrul”, çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00.



Ju sugjerojmë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
Kronikë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025 1:35 pm
Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
Aktualitet

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

23 Nëntor, 2025 1:03 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
Para
Zyrtare/ Samsung: Galaxy Note7 probleme me baterinë, i tërheq nga gjithë tregu botëror

Zyrtare/ Samsung: Galaxy Note7 probleme me baterinë, i tërheq nga gjithë tregu botëror

Video/ Vritet kolegu në detyrë, dhjetëra policë nderojnë Ardian Kodrën

Merr flakë makina, bllokohet rruga e Dhërmiut

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
23 Nëntor, 2025

Katër të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të Policisë së...

Lexo më shumë

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
23 Nëntor, 2025

ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës...

Lexo më shumë

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
23 Nëntor, 2025

Dashi Sot dikush mund të të pyesë se për çfarë po mendon. Sot do të jetë sikur je futur brenda...

Lexo më shumë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com