Kanë mbetur edhe pak ditë nga starti i emisionit “Opinion”, i cili këtë sezon është në vitin e tij të 19-të live. Ashtu sikur çdo vit edhe këtë sezon “Opinion”, pritet të sjellë debatet më të nxehta rreth aktualitetit politik, ngjarjet që lidhen me kronikën e zezë si dhe temat më pikante, që lidhen me zhvillimet në shoqërinë e sotme. “Opinion” nis transmetimin mbrëmjen e 3 shtatorit, ku në fokus do të jetë ndeshja Danimarkë-Shqipëri, rezultati pozitiv i Kombëtares Kuq e Zi i cili mund të sjellë për herë të parë kualifikimin në një kompeticion madhor futbollistik, siç është Kampionati Europian.