Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sex-shop i parë në Tiranë, ja cilat lodra erotike preferojnë shqiptarët dhe pse

2017/02/08 at 1:27 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 7 min
A A
Sex-shop i parë në Tiranë, ja cilat lodra erotike preferojnë shqiptarët dhe pse

Armida dhe Chaiza janë prezantuar për publikun shqiptar me një sex-shop.


Të ftuara në një studio televizive, dy vajzat prezantuan produktet që do të shisnin, por nga ana tjetër rrëfyen edhe për jetën e tyre seksuale. Natyrisht që, për tema të tilla, reagimet do të priteshin. Në intervistën dhënë për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, vajzat rrëfejnë se familja i ka kuptuar dhe mbështetur në këtë nismë të tyre. Nga ana tjetër, të dyja risjellin edhe njëherë konceptin që shqiptarët kanë për lodrat e seksit, duke u shprehur tashmë se ata janë gati të njohin kënaqësinë maksimale në seks. Risjellin edhe njëherë historinë aq shumë të përfolur për një marrëdhënie treshe, por duke theksuar se nuk janë lesbike.

Armida dhe Chaiza prezantohen për publikun shqiptar me një sex-shop online; si ju erdhi kjo ide?Ne kemi organizuar mbledhje dhe festa të tilla me vajza dhe gra për raste të ndryshme, si festa beqarie, ditëlindje, madje edhe pas divorcit një natë mes shoqesh etj. Vumë re që kishim prekur një gjë interesante. Nëpërmjet një website, ne mund të krijonim një mjedis të sigurt, të besueshëm, me informacion të saktë. Ne menduam se ishte një rast i mirë për të zvogëluar atë hendek të mungesës së informacionit që ekziston midis produkteve të kësaj natyre dhe mënyrës së përdorimit. Nuk është vetëm te blerja e produkteve për të ndezur jetën intime, por si t’i përdorësh këto produkte, si t’i prezantosh në jetën tënde pa u ndier keq, i/e ndrojtur. Më e rëndësishmja, të ndihesh rehat në lëkurën tënde kur vjen fjala për seksualitetin tënd. Jemi këtu duke u munduar ta mbushim këtë hendek. Duam të vazhdojmë të sjellim informacion të saktë, që bën sens dhe qëndron edhe në jetën e përditshme.

Përse nuk menduat një biznes tjetër po sex-shop?E kemi konsideruar këtë nismë si një hartë rrugore për udhëtimin tuaj të brendshëm drejt zhvillimit të konfidencës, diturisë dhe urtësisë në përmbushjen e jetës seksuale tani e në vazhdim.

Në media keni deklaruar se i keni provuar vetë këto lodra seksi pas një eksperience tresheje në shtrat; mendoni se është një deklaratë e “fortë” për një vend si Shqipëria?Duam të dimë sa më shumë, të mësojmë për trupin dhe si t’u përgjigjeni stimulimeve, aq më shumë duam që të kuptoni se lubrifikantët mund të ndihmojnë në mungesën e lagështisë natyrale të trupit për të rritur kënaqësinë, si dhe të dish të prezantosh aksesorë në dhomën e gjumit që ju shpien drejt përjetimit të ndjesive të reja. Kështu që, është e vërtetë që i përdorim produktet tona. Për sa i përket eksperiencës sonë, ne gjetëm një zonë komforti duke ditur kufijtë dhe limitet e secilit. Nuk patëm asnjë presion për të bërë diçka që të bën të ndihesh keq, fajtor ose i turpëruar. Seksi është një marrëdhënie ku hyhet me respekt. Dhe, e shikoj që mund të shihet si deklaratë e fortë, por të qenët seksualisht aktive dhe pak kurioze nuk do të thotë të jesh “e/i keqe/keq”, do të thotë thjesht të jesh e/i gjallë. Të kujdesesh për përmbushjen e nevojave dhe fantazive të vetvetes dhe të partnerit, është thellësisht mënyrë personale e kujdesit për veten dhe vjen me një bonus të madh, është një ton më qejf.

Si kanë qenë reagimet deri më tani, keni hasur kritika?Reagimet kanë qenë të shumta dhe të larmishme, por kjo ka sjellë një vrull të jashtëzakonshëm interesi, sepse është e shkruar në ADN dhe të gjithë duan të jetojnë një jetë seksuale më të shëndetshme dhe më sadisfaksionuese dhe duan të dinë ku është çelësi për të shkyçur sekretet e të qenit vetvetja edhe në krevat. Ne jeni përgatitur edhe për të rënë dakord me ata që nuk janë dakord me ne si edhe me kritikat. Qëllimi është të zbulojmë dhe mbajmë interesin dhe dëshirën. Për raportin tonë personal, ne e ndërtojmë marrëdhënien në bazë të komunikimit. Besoj se i njohin, por kanë një raport të ngurtë dhe të vështirë, sepse i analizojnë parimisht dhe degradojnë në bisedë si dhe në nxjerrjen e konkluzioneve, harrojnë që është më tepër se kaq. Ka të bëjë me dëshirën seksuale, sjelljen seksuale, si atë emocionale, edhe atë biologjike. Për sa i përket përdorimit, kjo është arsyeja e “Zakonit të epshit”.

A kanë “frikë” nga fjala “vibrator”?Nuk është e thënë të provohen vibratorët menjëherë. Duhet mbajtur në mendje që çdo gjë duhet filluar avash-avash. Ne ju rekomandojmë të merrni kohë që të siguroheni që nuk është shumë e nxituar dhe shumë shpejt, jepini një shans vetes ta eksploroni dhe të mësoni se çfarë lodre është për ty. Ju kujtohet besoj truku i dorashkave të silikonit me një vibrator… Ky është një hap i parë të sjellurit të një vibratori në dhomën e gjumit; duke u ndier rehat dhe mirë me masazhin, ju me delikatesë mund ta përdorni në pjesë të tjera më sensitive. Që aty e tutje jeni vetëm…

Mendoni se është ende tabu seksi në Shqipëri?Seksi, tabu është në gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri, por ai është gjithashtu pasion, epsh, dhe duhet parë në një kornizë më të gjerë, duhet parë si një forcë shtyse me fuqi të jashtëzakonshme dhe jo si një turp, sepse kjo sjell frikë, shmangie, probleme të paadresuara dhe varrosje dëshirash.

Si bëjnë seks shqiptarët?Besoj se janë pasionantë dhe shumë aktivë. Mendoj që, më tepër hiqen sesa janë në të vërtetë konservatorë, mendoj se janë gati që mundësitë e arta dhe pasionet e zjarrta të mos u ikin nga duart, por për momentin janë të çliruar vetëm kur nuk i sheh dhe nuk i dëgjon njeri. Shumë shprehen me këngë. I dëgjoj gjithmonë me kujdes këngët shqiptare; aty ka plot epshe dhe fantazi si dhe shumë pasion, ‘si dikur… kam një det dëshirash’… ose ‘ty të kam pritur, të më vije pa trokitur’… e deri te ‘dashnia për ty, fantazi e shfrenume…. Hajde të lagi me shampanjë…’

Si e ka parë Chaiza mentalitetin shqiptar, çfarë ju ka habitur më shumë?Chaiza mendon se shqiptarët janë të gati për “Lets talk about sex, baby”, gjetjen e zonës së rehatisë, krijimin e zonës jogjykuese pozitive dhe mendjes së hapur. Ata kanë arritur në përfundim se është në rregull të jesh kurioz për sa i përket seksualitetit, të dish se çfarë të ndez dhe të stimulon, si mendjen, ashtu edhe trupin. Habia është në fillim, pastaj vjen kërkesa dhe dëshira për të pasur informacion të mirëqenë.

Si janë kërkesat deri më tani për lodrat e seksit?Të shumta, sepse tani janë në fazën kur po pyetet partneri se çfarë i pëlqen dhe nëse do apo jo të provojë diçka të re, po fillon të lëvizë ingranazhi i të sugjeruarit, i dhënies së vëmendjes. Mbase ngadalë po vjen koha e kapërcimit të reaksionit të fillimit negativ dhe dëshira për të qenë i hapur dhe jo gjykues, mbi të gjitha. Të dyja palët kanë dëshirë të mësojnë së bashku dhe të komunikojnë brenda dhe jashtë shtratit.

Cili mendoni se do të jetë produkti më i shitur dhe pse?Kremrat përmirësues, nxitës dhe lubrifikantët, çlirimi dhe çlodhja nga e përditshmja. Hapi i parë në një nismë është dëshira për të mësuar, hapi i dytë nga i butë në të egër është një proces, po që nuk merr shumë kohë.

Si ishte jeta e Armidës para se të vinte me një sex-shop?Jeta ime fillon me ekspres të bërë nga Blendi shumicën e rasteve, me dashuri. Ka edhe mëngjese me turinj të varur (qesh) dhe përfundon me një gotë verë, po të dhënë nga Blendi, pas një dite të gjatë dhe të lodhshme. Ai e përdor këtë “armë” për të çuar kilometrazhin nga zero në 100, unë e përdor si vënien e zeros në romancë. Jetët tona kanë ritme të shpejta. Ne të dy punojnë shumë dhe merremi me fëmijët. Unë nuk kam ndryshim nga një grua shqiptare e vërtetë. Ah, po, nuk di të bëj byrek (qesh). Atë e bën Blendi, fëmijët e pëlqejnë shumë.

A ju ka paragjykuar bashkëshorti në këtë nismë, sidomos pas daljeve publike; po prindërit? “Po bota, ç’do thotë bota? Ç’faj ka bota?Fajin e ka Marigo mëkatarja…” (qesh) Nuk mund të pretendosh që hap rubinetin e çdo gjë rrjedh si ujë. Ky është një proces që merr kohë. Blendi më mbështet dhe nuk më paragjykon. Ne kemi mësuar rrugë të reja, të shijojmë dhe vlerësojmë njëri-tjetrin, reagojmë pozitivisht, jemi të qartë dhe të drejtpërdrejtë me njëritjetrin. Ç’të bën fëmija, s’ta bën as perëndia! Prindërit tanë na kanë mësuar rëndësinë e traditës, etikës së punës, të qenët të fokusuar dhe që pasioni të bën të kapërcesh pengesat që dalin përpara.

Kush është Chaiza në të përditshmen e saj?Chaiza në jetën e përditshme është një mama që vrapon për të përmbushur kërkesat dhe detyrimet që sjell të qenët prind; këtu përfshihen edhe telashet e tekat dhe dhimbjet e kokës dhe që kurrë nuk bën dot një ditë pushim. Jetoj me pasion dhe shikoj gjithmonë jashtë kornizës. Jam e fokusuar për të ndërmarrë këtë nismë, që është shumë ndjellëse, por edhe e vështirë. Natyra ime e butë dhe qetësia më ndihmojnë në një balancim të jetës, me gjithë surprizat që dalin. Djemtë dhe vajza janë pasuria dhe motivi i jetës sime.(Vippages/GSH)

Etiketa: ArmidaChaizaintervistasex shop


Ju sugjerojmë

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha
Life Style

Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha

13 Shtator, 2025 3:02 pm
“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë
Life Style

“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë

10 Shtator, 2025 7:16 pm
OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike
Life Style

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

8 Shtator, 2025 10:01 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
Life Style

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

5 Shtator, 2025 12:26 pm
Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore
Life Style

Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore

1 Shtator, 2025 11:06 am
Para
Kreu i ONM: Reforma në drejtësi do bëhet, pa të s’ka anëtarësim në BE

Kreu i ONM: Reforma në drejtësi do bëhet, pa të s’ka anëtarësim në BE

Një film, dy premiera, shumë rivalitet…

Një film, dy premiera, shumë rivalitet...

Dokumente/ “Rama i jep 6.7 miliardë lekë tendera deputetit Qefalia”

Dokumente/ “Rama i jep 6.7 miliardë lekë tendera deputetit Qefalia”
















TE FUNDIT

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
22 Shtator, 2025

Debate të forta ka shkaktuar në emisionin Ooinion, projektligji për gjininë. Debati u zhvillua mes Pastorit Akil Pano dhe aktivistes...

Lexo më shumë

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
22 Shtator, 2025

Anxhela Faber, CEO e Faber Media, gjatë diskutimit në emisionin “Opinion” për projektligjin për barazinë gjinore, është shprehur se mbështet...

Lexo më shumë

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
22 Shtator, 2025

Nga debate të forta është përfshirë studio e Opinion në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. Një nga kundërshtuesit e...

Lexo më shumë

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
22 Shtator, 2025

Pastori Akil Pano nga Koalicioni Pro Familjes ka folur në emisionin Opinion në lidhje me projekt-ligjin për barazinë gjinore, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com