Teksa ka nisur seanca plenare në Kuvend, deputetët e opozitës ndezën sërish tymuese dhe nisën të godasin tavolinat.
Pas ndezjes së tymueseve kryeparlamentarja Nikolla ka përjashtuar deputetin Flamur Noka.
Ishte kolegia e tij, Albana Vokshi që mbante tymueset në duar dhe refuzoi t’ia jepte gardës, duke ia dhënë Nokës, i cili i ndezi ato.
“Zoti Noka jeni përjashtuar nga kjo seancë plenare”, i drejtohet kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Ende nuk dihen se si janë futur brenda sallës së Kuvendit tymueset, pasi garda kontrolloi çantat e deputeteve, një skenar i përdorur në seancat e tjera.