Një tërmet i fortë mësohet të ketë goditur Greqinë mëngjesin e kësaj të mërkure.
Mediat greke kanë raportuar se tërmeti ishte me magnitude 5.3 dhe ka tronditur ishullin e Kretës në orën 07:39.
Gjithashtu bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ishte 31 kilometra në juglindje të Heraklionit. Autoritetet vendase kanë njoftuar se nuk ka dëmtime në njerëz.
Kohët e fundit Greqia është goditur nga disa tërmete që kanë prekur Selanikun dhe Athinën./Opinion.al/